Dashi: Ju jeni gati për të nisur një histori dashurie dhe takimet nuk do të mungojnë. Në punë, përpiquni të përfitoni nga kjo periudhë sepse është fazë rikuperimi për ju.

Demi: Në dashuri duhet të fiksoni një gjë në kokën tuaj: nuk mund të keni gjithmonë të drejtë dhe ndoshta duhet të pranoni edhe kur e keni gabim. Në punë, mos e nënvlerësoni ndihmën e atyre që ju duan!

Binjakët: Sot ndiheni pak konfuz për romancën tuaj, por gjithçka është në duart tuaja: vendimi varet nga ju! Në punë, përpiquni t’i shtyni përpara idetë tuaja, por bëni kujdes me paratë.

Gaforrja: Nga ana sentimentale, duket se jeni të qetë por emocionet e forta nuk do të jenë pranë jush deri të dielën. Në punë, përpiquni të vlerësoni propozimet e reja sepse është momenti i duhur për të ecur përpara!

Luani: Mundohuni të largoni problemet, mos u fiksoni tani. Në punë, mos merrni vendime të nxituara dhe ruani qetësinë.

Virgjeresha: Dielli dhe Hëna janë në kundërshtim, ndaj jeni pak të nevrikosur me partnerin/partneren. Në punë keni shumë angazhime, mos u hutoni!

Peshorja: Do të keni takime të reja por në fund bëni kujdes sepse do të ngrihen shumë dyshime në kokën tuaj. Në punë, përpiquni të mos nxitoheni: mos kini frikë, gjysma e dytë e marsit do të jetë më e mirë.

Akrepi: Hëna është në anën tuaj në dashuri, por përpiquni të mos jeni aq kritik. Në punë, përpiquni të lëvizni me qetësi dhe kushtojini vëmendje problemeve financiare.

Shigjetari: Në dashuri është një periudhë me konflikte, më mirë të mos merrni vendime. Në punë e doni lirinë, por sot jeni pak të nevrikosur.

Bricjapi: Dielli, Hëna dhe Jupiteri janë me ju: bëhuni gati për disa emocione të bukura. Në punë, përpiquni të zgjidhni një problem dhe bëjeni sa më shpejt: idetë nuk ju mungojnë!

Ujori: Mërkuri është në anën tuaj dhe në dashuri do të përjetoni ndjenja ndryshe. Në punë përpiquni të mos udhëhiqeni vetëm nga instinkti.

Peshqit: Në planet e tuaja mund të jetë një martesë, një bashkëjetesë. Në punë, do të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen!