DASHI

Dashi i dashur, disa prej jush gjatë orëve të ardhshme të kësaj të hëne fillim shtatori do të ndihen të hutuar dhe të pavendosur, madje edhe vendimet e thjeshta për të marrë do të bëhen të vështira. Mundohuni ta kapërceni këtë periudhë negative edhe sajë ndihmës së të afërmve dhe miqve, merrni këshilla se çfarë të bëni.

DEMI

I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 2 shtator 2024), ata që nuk kanë pasur guximin të ndryshojnë, gjatë orëve në vijim mund të preken nga një gjendje stresi… Në dashuri mund të ketë dyshime të rëndësishme. Nëse partneri/ja është apo ndjehet i/e hutuar, ju mund të reagoni keq dhe të reflektoni njëfarë bllokimi.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, nëse keni nevojë të përfundoni negociatat, kjo është koha e duhur për të vepruar. Disa prej jush ndihen të lodhur dhe të dëshpëruar duke kaluar orë të tëra duke menduar për problemet. Jetoje jetën dita ditës dhe ki më shumë besim te vetja. Guxim!

GAFORRJA

I dashur Gaforre, tani po ndjeni efektet e kundërshtimit të Saturnit… Ndoshta kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur dhe të drobitur. Në dashuri po krijoni një terren të përshtatshëm, ndiheni më të sigurt. Kjo është koha për t’u rikthyer në lojë me guxim!

LUANI

I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 2 shtator 2024), një mik ose i afërm mund të ketë nevojë për këshilla ose ndihmën tuaj gjatë orëve në vijim. Silluni mirë, bëni tuajën!

VIRGJËRESHA

E dashur Virgjëreshë, e jotja do të jetë një fillimjavë e rënduar. Shumë ulje-ngritje. Humori juaj në luhatje, mund të mbahet nën kontroll vetëm nga angazhimet e punës dhe familjare të cilat do të kërkojnë shumë përqendrim dhe përkushtim.

PESHORJA

E dashura Peshore, gjatë orëve në vijim do të përjetoni një situatë krejtësisht pozitive edhe sajë aspektit të shkëlqyer të Venusit dhe Saturnit. Edhe në vendin e punës do të mund të arrini disa suksese në sajë të aspektit favorizues të Jupiterit.

AKREPI

I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 2 shtator 2024), një lajm i mirë përpara për marrëdhëniet në çift, po rizbuloni pasionin dhe dashurinë. Ndjenja pothuajse të harruara nga disa prej jush. Përfitoni nga Jupiteri që kapërcen shenjën tuaj. Për sa i përket punës, pritet një kënaqësi e mirë. Gjithashtu një periudhë e shkëlqyer për shëndetin dhe aftësinë fizike.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, ju mund të arrini rezultate të shkëlqyera, por gjithmonë ekziston dikush që ju pengon të arrini qëllimet tuaja ashtu siç dëshironi dhe në kohën që dëshironi. Ndërgjegjësimi për këto kufij ju bën të acaruar dhe nervoz, por zgjidhja për shqetësimet mund t’ju ofrohet nga njerëzit që doni.

BRICJAPI

Të dashur Bricjapë, së shpejti do të jeni në gjendje të përdorni forcën tuaj të brendshme të favorizuar nga aspekti i shkëlqyer i Mërkurit. Ju keni një vizion të qartë të asaj që ju rrethon dhe do të jeni lehtësisht në gjendje të identifikoni pikat e forta në të cilat mund të investoni kohë dhe burime. Përpara!

UJORI

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 2 shtator 2024), ajo që po përjetoni nuk është një periudhë veçanërisht me fat, ka shumë konfuzion. Ju duhet të optimizoni disa aspekte të jetës suaj. Bëni gjërat me entuziazëm, por gjithmonë duke menduar për rezultatet që do të merrni.

PESHQIT

Peshq të dashur, jeni një shenjë shumë e ëmbël, por edhe shumë ankuese… Kur nuk arrini të merrni atë që dëshironi, siç është vëmendja e njerëzve të afërt, atëherë filloni të luani viktimën.