20 maj 2015 – Horoskopi ditor, 20 maj 2015

Dashi

Disa planetë do jene shume te favorshëm për jetën tuaj ne çift sot. Ata do ju nxitin te keni me tepër besim tek partneri dhe gjerat kane për t'iu ecur shume me mire. Beqaret do marrin vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë njëherë e mire jetën. Për sa iu përket financave, do bëni mire ta kufizoni disi veten sepse ne te kundërt do ketë tronditje te mëdha.

Demi

Dite goxha e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dalin ne shesh disa gënjeshtra qe i keni thënë dikur partnerit dhe besimi i tij kundrejt jush do lëkundet. Ndikimi i Marsit do jete pozitiv për beqaret. Disa do kenë dashuri me shikim te pare e për disa një shoqëri e hershme do shndërrohet ne një diçka me tepër. Ne planin financiar fati do jete me ju.

Binjakët

Do kujdeseni mjaft gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni ne çdo moment ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Kënaqësitë do jete te paimagjinueshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë nuk duhet për asnjë çast ta humbni vigjilencën sot. Mos jepni as para hua sepse nuk është momenti.

Gaforrja

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për jetën sentimentale. Asgjë nuk ka për te shkuar si keni dashur dhe do qëndroni larg atij qe dashuroni. Beqaret do mundohen ta bëjnë për vete një person, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Serish kane për te mbetur me te njëjtin status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do arrini te kryeni investimet e menduara me herët.

Luani

Ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje do vazhdojnë te dashurohen me pasion edhe gjate kësaj dite. As qe do mendoni te ndaheni për asnjë moment nga i dashuri i zemrës suaj. Beqaret do ndihen mjaft mire pranë dikujt dhe do gjejnë mënyrën për t'ia shprehur ndjenjat. Merkuri do ju beje me te arsyeshëm ne planin financiar. Do mendoheni disa here para sete shpenzoni.

Virgjëresha

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe mund te mendoni edhe për te zyrtarizuar gjithçka. Për beqaret do jete e vështirë te gjendet princi i kaltër. Ka shume mundësi qe edhe sot ata te mbeten vetëm. Financat nuk do jene te këqija, por kjo nuk do te thotë qe ju te bëni shpenzime kuturu.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje, pasioni do shteroje sot dhe ka mundësi qe te rilindin mosmarrëveshjet dhe debatet. Nuk do ndiheni aspak te qete pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite shume te trazuar dhe as qe do mendojnë për dashurinë. Gjendjen financiare do mundoheni shume qe ta stabilizoni. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë me shpejt nga sa mendonit edhe vete.

Akrepi

Si ju ashtu edhe partneri juaj do mundoheni shume gjate kësaj dite qe ta ndryshoni për mire jetën ne çift. Do toleroni tej mase dhe do bëni edhe ndonjë sakrifice. Pasditja dhe mbrëmja do jete te këndshme. Beqaret do përballen me indiferencën e personave qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë është mire qe te shpenzoni me maturi edhe për disa kohe.

Shigjetari

Fatmirësisht për ju do jete një dite e mire dhe mjaft harmonike. Do programoni gjithçka me detaje dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret do marrin veçse refuzime sot dhe nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre. Duhet ende te bëni durim. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni sepse gabimi me i vogël do ju kushtoje shtrenjte.

Bricjapi

Do kaloni momente delikate sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni shpesh keq. Dëgjojini me kujdes disa këshilla qe do iu japë një mikeshe e ngushte sepse do ju shërbejë. Beqaret do joshin dhe do joshen ne çdo moment. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ta edhe pse nuk do e ndryshojnë menjëherë statusin. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe nuk do jete asnjë problem serioz.

Ujori

Tensioni qe ka mbizotëruar ne jetën tuaj ne çift do shteroje gjate kësaj dite. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe do i zgjidhni edhe problemet e vjetra. Beqaret do jene realiste dhe do e dine mire çfarë hapash te hedhin për ta bere për vete dike. Shume gjera kane për te qene me ndryshe sot. Me financat do jeni te pamatur dhe mund te futeni ne probleme te mëdha.

Peshqit

Do keni shume dyshime sot për atë qe keni ne krah dhe nuk do mund te jetoni dot te qete. Nuk duhet te bëni gjera te gabuara, por sa me pare qe te mundeni duhet te flisni hapur me te. Beqaret do qëndrojnë ne shoqërinë e miqve te mire dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një partneri. Financat do i keni gjithë kohës nen vëmendje dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/