DASHI

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

DEMI

Saturni do e stabilizoje jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Për ju beqarët ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv kështu që nuk do ju ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.

BINJAKËT

Mërkuri dhe Urani do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua ndryshojnë tërësisht ditën. Në punë sidomos do keni më shumë fat. Gjithçka do jetë në avantazhin tuaj. Nëse keni një lidhje në mëngjes do e kritikoni partnerin për disa gjëra dhe atij mund t’i mbetet qejfi megjithatë pas mesditës gjërat do rregullohen. Do i kuptoni gabimet dhe do gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët më në fund do keni një takim serioz që do ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do ju bëhen edhe propozime të jashtëzakonshme që nuk duhet t’i humbni. Dite me shumë fat për këtë plan. Paratë nuk do jenë të shumta, por të mjaftueshme.

GAFORRJA

Ambienti do jetë i tillë sot që do ju bëjë mjaft nostalgjikë. Në disa momente mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse jeni në një lidhje gjatë gjithë kohës do ju pushtojë pesimizmi dhe nuk do doni të dilni nga shtëpia apo nga mjedisi ku ndodheni. Dëgjojeni partnerin dhe shoqërojeni atë atje ku do ju ftoje pasi do ndiheni më mirë. Ju beqarët do keni ide të gabuara për disa persona dhe do hidhni hapa të gabuara. Në punë nuk do mund t’iu realizohen të gjitha planet dhe ky do jetë si një dështim për ju. Sektorin e financave do e keni më tepër kujdes dhe do dini ta mbani situatën të stabilizuar.

LUANI

Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.

VIRGJËRESHA

Sot do kaloni një ditë tejet intensive dhe përgjithësisht pozitive, por nuk do mungojnë as momentet stresuese. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës në çift pasi po e latë pas dorë për jetën profesionale keni për t’u penduar rëndë. Nëse jeni vetëm do keni më shumë mundës për të realizuar takime nëse i dëgjoni miqtë dhe pranoni të dilni me personat që do ju njohin ata. Në punë do keni diskutime serioze me shefat dhe për ju do fillojë një etapë shumë më e begatë. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po e lëshuar dorën do ju fillojnë problemet.

PESHORJA

Hëna do jetë në kundërshti me Plutonin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që tensioni të mbizotërojë sidomos në rrethin shoqëror dhe atë sentimental. Sipas Horoskopit vip, nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita më e favorshme për të dalë në një darkë e për të folur seriozisht. Duhet patjetër të sqaroni problemet serioze që keni pasur së fundmi. Duke i shtyrë edhe ë tepër situata do ndërlikohet. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe të paarsyeshëm prandaj mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse në punë punoni me përkushtim dhe largpamës çdo gjë do ju shkojë më së miri. Financat nuk do jenë shumë keq.

AKREPI

Urani do jetë planeti që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës sot dhe do ju sjellë gjallëri pafund. Do jenë të pakta momentet kur do ndiheni nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do mund të qëndroni në një vend, por gjatë gjithë kohës do doni të bëni ndryshime dhe gjëra të reja. Partneri do ju bëjë të njihni një tjetër lloj pasioni që do e adhuroni pafund. Nëse jeni ende beqarët ka mundësi të keni dashuri platonike pa konkretizuar asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë për asnjë çast energjitë dhe do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur sa më lart. Me shpenzimet do jeni shumë ë të matur dhe do dini t’i hidhni hapat me maturi.

SHIGJETARI

Planetë do ndikojnë pozitivisht tek jeta juaj sot dhe do ju bëjë t’i mendoni mirë fjalët para se t’i thoni. Ju të dashuruarit mund të jeni pak nervozë orët e para, por me kalimin e kohës gjendja do përmirësohet. Do e merrni gjithçka me optimizëm dhe do keni një pasdite të animuar. Ju beqarët duhet të dilni, të shkoni në vente të ndryshme dhe duhet të mos mbylleni në shtëpi. Vetëm duke vepruar kështu do mund të takoni persona interesantë. Në punë, strategjitë që do ndiqni dhe hapat që do hidhni do nxisin admirimin e të tjerëve. Edhe rivalët më të fortë do bëjnë një hap prapa. As buxheti nuk do jetë i keq sepse do dini t’i menaxhoni gjithë kohës të ardhurat tuaja.

BRICJAPI

Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjëra gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

UJORI

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

PESHQIT

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.