Dashi

Jeni duke përjetuar një situatë ku maturia është thelbësore. Kjo ka të bëjë edhe me dashurinë edhe me punën, kini kujdes.

Demi

Këtë të mërkurë 22, diçka mund t’ju ​​bëjë të humbisni durimin dhe, duke mos dashur të acaroheni, mund të kaloni në përplasje, ndaj përpiquni të qëndroni të qetë. Edhe në punë, duhet të përpiqeni të qëndroni të fokusuar tek gjërat që duhet të bëni.

Binjakët

Periudha e krizës e përjetuar deri më tani mund të kalojë lehtësisht. Më në fund po gjeni ekuilibrin e duhur.

Gaforrja

Duhet të gjeni pak paqe me veten tuaj, pasi duket se e keni humbur prej shumë kohësh. Shmangni përfshirjen në polemika, por si në dashuri ashtu edhe në punë ju duhet të zgjidhni disa probleme të vogla.

Luani

Më në fund një ditë pozitive pas kaq shumë çështjeve kritike. Mos u dekurajoni, por përfitoni nga kjo ditë dhe shijojeni atë

Virgjëresha

Edhe sot dita nuk shkon për mirë, por nuk keni pse të mërziteni për këtë. Vazhdoni kështu dhe do të shihni që së shpejti do të dilni prej gjendjes së trishtuar që ju ja kapur.

Peshorja

Prej disa kohësh nuk keni qenë në gjendje të menaxhoni mirë të gjitha angazhimet. Po e mbingarkoni veten. Do të duhet të bëni një zgjedhje të vështirë në ditët në vijim.

Akrepi

Në sajë të Venusit ndjenjat tuaja janë kthyer në ekuilibër. Kurse në punë duhet të shmangni përqëndrimin e tepërt në çështje me pak rëndësi.

Shigjetari

Po përjetoni një periudhë që ofron shumë mundësi si nga pikëpamja e punës ashtu edhe nga ajo emocionale, përfitoni prej saj.

Bricjapi

Hëna është e disfavorshme për ju, ndaj dhe grindjet në dashuri rriten gjithnjë e më shumë. Kushtojini vëmendje sesi do të lëvizni edhe në punë, pasi edhe aty gjërat nuk janë fort mirë.

Ujori

Ndiheni shumë produktivë në punë, por ndonjë lajm i pakëndshëm mund të komprometojë ecurinë tuaj. Duhet të gjeni ekuilibrin e duhur mes punës dhe jetës.

Peshqit

Mund të ketë probleme në raportet në çift, por asgjë të pakapërcyeshme. Në vend të kësaj, përpiquni t’i kushtoni më shumë vëmendje parave, ato duhen shtuar, jo pakësuar.