Dashi

Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift. Edhe pse në disa momente mund të keni ndonjë dyshim, kjo nuk do përbëjë problem. Do jetë një ditë përgjithësisht e lumtur. Ju beqarë nuk duhet të abuzoni me joshjen sepse nuk do arrini asgjëkundi. Me financat do keni disa probleme.

Demi

Marrëdhenia juaj me partnerin/en do jetë e zjarrtë dhe nuk mund të qëndroni dot larg-njeri tjetrit. Kjo është normale duke qenë se ndiheni aq mirë bashkë! Për beqarët do jetë një nga ditët më të mira për dashurinë. Jo vetem Venusi, por edhe Jupiteri do ndikojnë në qiellin tuaj dhe do iu sjellin një takim të rendesishem. Tregohuni të matur me shpenzimet.

Binjakët

Mbase pasion shumë të madh nuk do ketë sot në jetën në çift, po do jeni të lumtur dhe marrëdhenia do jetë e ekuilibruar. Në jetën sentimentale të beqarëve nuk do ndikojë asnjë planet. Për pasojë nuk do ketë ndryshime të medha. Në planin financiar yjet do iu bëjnë më të kthjellet dhe me realistë.

Gaforrja

Në planin sentimental të çifteve do ketë ndryshime rrënjësore dhe të gjitha falë pozicionimit të mirë të Jupiterit. Nëse keni fëmijë të rritur ata mund të kenë një surprizë të madhe dhe të bukur për ju. Edhe për beqarët do jetë një ditë e mirë, mjafton që të dinë ta shfrytezojnë! Me financat është mirë të tregoheni vigjilentë. Plutoni dhe Jupiteri do ndikojnë negativisht.

Luani

Jo vetëm që Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj, por ai do bashkëpunojë edhe me Jupiterin i cili është planeti më i favorshëm. Të dy do iu premtojnë shumë dashuri. Nëse jeni të martuar do takoni lumturinë dhe pasionin e madh. Nëse jeni vetëm mund të keni takime por nuk duhet të nxitoheni. Disa probleme financiare do të zgjidhen, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kujdeseni më për buxhetin.

Virgjëresha

Ata që janë në çift do jenë pak nostalgjikë sot për ato që kanë kaluar, sidomos ata që kanë moshë më të re. Gjithsesi kjo ditë do jetë e mbushur me tolerancë. Për beqarët, Hëna do të favorizojë takimet pasionante. Pritet të ketë shumë dashuri me shikim të parë! Kujdes me lojrat e fatit sepse nuk eshte dita e duhur.

Peshorja

Gjatë ditës së sotme ju dhe partneri/ja, do keni një takim me persona të tjerë. Gjithçka që do ndodhë do iu bëjë të ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në jetën në çift. Beqarët duhet të ruajnë vetëkontrollin sepse situata mund t’iu dalë jashtë kornizave. Kujdes! Çështjet financiare do jenë të mbrojtura, por kjo nuk iu pengon që të tregoheni më të matur.

Akrepi

Falë Venusit, klima në jetën në çift do jetë e qëndrueshme. Ata që kanë pasur zënka do të pajtohen dhe do e forcojnë lidhjen. Nëse e keni lënë disi pas dore atë që keni në krah bëni ndryshimet e duhura. Jeta seksuale do jetë e mirë. Dielli do ndikoje pozitivisht për beqarët. Do keni aventura. Kujdesuni për financat dhe mos bëni asnjë shpenzim pa u menduar mirë.

Shigjetari

Planetët do iu ndihmojnë edhe ju të forconi bashkëpunimin me partnerin/en dhe të ngrohni klimën në çift. Beqarët do tërhiqen tmerrësisht nga dashuritë e pamundura. Kthehuni sa më shpejt në realitet dhe kënaquni me atë që do iu ofrohet! Shumë maturi duhet të tregoni në sektorin e financave. Nëse e menaxhoni me mençuri atë gjithçka do shkojë më së miri.

Bricjapi

Do kritikoheni ende nga partneri/ja sot për shkak se ai nuk e duron dot rifillimin e deshirës suaj për t’u enduar sa andej këndej. Nëse mundoheni të flisni me të me takt dhe diplomaci mund të shmangni një perballje të rrezikshme. Beqarët do përfitojnë deri në maksimum nga liria e tyre, por do kenë edhe mundësi për të krijuar një lidhje. Menaxhojini mire financat.

Ujori

Ndikimi i Jupiterit në sektorin e dashurisë do jetë shumë i favorshëm. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur me atë që keni pranë dhe do përjetoni mjaft kënaqësi së bashku. Dita e beqarëve do jetë e mbrojtur. Ka shumë mundësi që ju të takoni dikë që t’iu bindë të krijoni një lidhje. Kujdes me paratë! Nga njëra anë do doni të bëni ekonomi por nga ana tjetër do shpenzoni pa masë.

Peshqit

Marrëdhënia me partnerin/en do jetë më e mirë nëse ju tregoheni më pak autoritarë. Sigurisht që ju jeni besnikë dhe ndjenjat tuaja janë të sinqerta, por duhet të mundoheni të kerkoni edhe mendimin e atij/asaj kur keni për të marrë vendime. Beqarët, falë Venusit do kalojnë momente të bukura. Edhe pse do mundoheni t’i organizoni mirë financat nuk do i shmangni dot problemet.