24 prill 2015 – Horoskopi ditor, 24 prill 2015

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete goxha e mire gjate gjithë kësaj dite dhe gjithçka ka për t'ju ecur ashtu si e keni ëndërruar. Beqaret do kalojnë momente te vështira dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te dale neper takime me disa persona. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet delikate kështu qe mundohuni te shpenzoni me shume kursim qe gjendja te filloje te përmirësohet.

Demi

ka shume mundësi qe komunikimi ne çift te ftohet shume gjate gjithë kësaj dite. Kjo do nxite debatet dhe mosmarrëveshjet dhe do ju beje te jeni gjithë kohës ne tension. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person dhe do fillojnë menjëherë një lidhje me te. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te mos shpenzoni shume marramendëse për te mbledhur disa para edhe për nesër.

Binjakët

Nuk do jeni aspak te qarte gjate kësaj dite për ato qe duhet te bëni ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dini çfarë përgjigje te jepni kur partneri t'iu propozoje diçka. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, prandaj do përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do mund te kryeni te gjitha investimet qe kishit menduar.

Gaforrja

Jo çdo gjë do ju ece si duhet sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mosmarrëveshjet ne çift nuk do mungojnë. Mundohuni te tregoheni me realiste ose ne te kundërt largohuni sapo te lindin debatet e para. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do ju pëlqejnë shume personat qe do takojnë. Ne planin financiar vështirësitë do jene goxha te mëdha. Beni kujdes!

Luani

Për ata qe kane kaluar dite te vështira, sot do ketë serish probleme ne jetën ne çift. Te tjerët qe kane kaluar periudhe te qete, do vazhdojnë te ndihen mire pranë personave qe kane ne krah. Beqaret do e ndryshojnë statusin shume me shpejt nga sa e kishin menduar. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni te kujdesshëm.

Virgjëresha

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe emocionet do fuqizohen akoma me tepër. Beqaret do afrohen me tepër me një person qe pëlqejnë dhe kjo do i emocionoje. ne planin financiar ka rrezik qe situata t'iu ndërlikohet mjaft dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Kërkoni sa me pare ndihme.

Peshorja

Dite shume e qete dhe e ngrohte kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra do ndihet mire dhe do jeni gati për te marre edhe ndonjë vendim. Beqaret do jene te papërqendruar dhe ka mundësi te humbasin disa raste te mira. Do pendohen shpejt, por do jete vone. Ne planin financiar mos prisni qe gjendja te përkeqësohet qe te merrni masa strikte. Sa me pare ta riorganizoni buxhetin aq me mire.

Akrepi

Tregohuni te kujdesshëm sot ju qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do mundohen t'iu prishin pune. Mos i lejoni ata te bëjnë asnjë hap sepse me pas do ju vije edhe shkatërrimi. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta bere për vete dike sepse mund te krijojnë përshtypje te keqe për veten. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është qe te mos nxitoheni me shpenzimet.

Shigjetari

Dite mjaft entuziaste dhe e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje si e keni ëndërruar gjithë këto kohe dhe do jeni gati për çdo lloj sfide se bashku me partnerin. Beqaret do fiksohen aq shume pas një personi saqë do bëjnë edhe çmenduri vetëm për ta pasur atë pranë. Ne planin financiar do ju duhet te bëni disa sakrifica qe gjerat t'iu ecin mire.

Bricjapi

Do mërziteni shume sot me partnerin tuaj dhe ka mundësi ta ndërprisni tërësisht komunikimin me te derisa te qetësoheni. Ne fakt nuk duhet ta merrni çdo gjë për keq sepse ndonjëherë ai i bën kritikat për te mirën tuaj. Beqaret do jene me te qëndrueshëm dhe do fiksohen seriozisht pas një personi. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju dhe nuk do keni vështirësi.

Ujori

Dite shume e bukur dhe e mbushur me emocione te veçanta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do ju ece me se miri. Beqaret do fillojnë disa aventura kalimtare, por mjaft emocionuese. Shume gjera do jene ndryshe. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës ne ankth dhe asgjë nuk ka për t'iu ecur si e kishit ëndërruar. Shmangni investimet.

Peshqit

Te gjitha dyshimet qe keni pasur për partnerin tuaj sot do bien poshtë. Kjo do ju beje te ndiheni me mire se me pare dhe do jeni me te sigurte për ta vazhduar lidhjen e nisur. Edhe beqaret do jene gati te ndryshojnë statusin edhe pse personat qe do takojnë nuk do ua mbushin mendjen plotësisht. Ne planin financiar do i bëni mire llogarite dhe nuk do keni aspak probleme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/