Dashi (21 Mars – 20 Prill): Do të jeni shumë më të hapur për idetë e reja dhe mendimin ndryshe. Fundja mos harroninse vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë kurrë mendje.

Do të jeni në gjendje të mirë gjatë gjithë ditës, pavarësisht nga një ndjenjë përgjumjeje. Edhe ndjesi lodhjeje, por mos e merrni si dobësi.

Demi (21 Prill – 20 Maj): Disa telashe po vërtiten rrotull jush dhe do të jeni të detyruar të përfshiheni edhe ju. Roli që do të keni është ti zbutni këto konflikte.

Përgëzime dhe mos harroni se kontakti njerëzor do të jetë mënyra më e mirë për të zhytur mendjen tuaj në një qetësi për të cilën keni nevojë.

Binjakët (21 maj – 21 qershor): Ajo që ju karakterizon është se nuk përmbaheni dot dhe i thoni gjërat me zë të lartë. Problemi është se jo çdo gjë që mendoni a ju vjen ndër mend, duhet thënë me zë ndaj mësojeni këtë dhe nguliteni në kokë.

Sa i përket shëndetit, jeni në gjendje të mirë, por duke qenë ca di shumë lakmitarë, bëni kujdes me ngrënien e tepërt.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik): Kjo ditë e fundit e javës ju përball me një tundim të fortë, por duhet të sforcoheni për të mos iu dorëzuar këtij tundimi që po vjen.

Telashet nuk ndalen këtu sepse e keni të vështirë të mbani edhe ekuilibrin emocional këtë të diel. Gjendja juaj fizike është e mirë dhe mjaft e qëndrueshme. Sa për energjitë që keni, ato po ju ikin dëm me fjalë boshe.

Luani (23 korrik – 23 gusht): Përqendroni veprimet tuaja në cilësi, mos harroni se ajo vlen më shumë se sasia. Këmbëngulja do të japë fryte, vazhdoni kështu nëse doni t’ia dilni në synimet tuaja.

Ju duhet një ndryshim, një pauzë, me pak fjalë, një arratisje. Bëjeni tani para se të ndiheni ndryshe dhe vrulli e dëshira të bien.

Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator): Realizmi është i ngjyrosur me optimizëm që do të motivojë ju dhe ekipin tuaj dhe do t’ju bëjë që të ndjeheni të rrethuar nga një shoqëri e këndshme.

Truri po përpunon shumë dhe po vërtitet në të gjitha drejtimet, por kjo gjë është bërë rraskapitëse. Bëni gjërat një nga një dhe rimbushni bateritë duke pushuar në një mjedis të qetë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor): Organizoheni kaq shumë dhe jeni njeri që vetëm axhenda ju mungon, gjithnjë nëse nuk e bëni dhe atë duke shkruar çdo gjë. Ka ardhur koha të jeni të shkujdesur dhe t’ia lini ca gjëra rastësisë.

Kontaktet tuaja këtë të diel me disa njerëz do të jenë jashtëzakonisht të këndshme. Do të ishte në interesin tuaj më të mirë që të jeni më kërkues kur bëhet fjalë për ushqyerjen. Do të ndiheni më mirë!

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor): Këtë të diel do të merrni një mësim nga e kaluara. Kjo është koha për të bërë një vlerësim dhe për t’i vënë gjërat në në vendin e tyre.

Shëndeti do ca përpjekje për përmirësim. Forconi muskujt dhe ligamentet, tani është koha për t’u marrë me një sport, kijeni parasysh këtë.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor): Një ashtu ngrohtësie dashurore po ku përkund, i/e dashura juaj po ju përthith në emocionet e veta duke bërë që ti përjetoni dhe ju, duke e çuar lidhjen në një nivel tjetër.

Një festë, apo thjesht plan për t’u mbledhur bashkë, do të sjellë një të diel ideale për të mbushur ditën tuaj e njëkohësisht të rimbushni bateritë me energji pozitive. Nëse ngurroni, dilni nga guacka!

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar): Ju keni një talent dhe ai është ndërmjetësimi. Dini të negocioni mes palësh dhe ndihmoni që konflikte të cilat duken që në ajër, të mos precipitojë. Kështu duket se do të ndodhë dhe këtë të diel.

Por e gjitha kjo është investim jo i vogël dhe ju humbisni shumë energji ndaj shfrytëzojeni të dielën për pak pushim. Nëse as sot nuk mundeni, merrni kohë për tu rikuperuar më vonë.

Ujori (21 janar – 19 shkurt): Janë disa vendime që duhen marrë dhe jenk përballë një zgjedhjeje për të bërë, por ju po e shtyni. Nuk ka kohë për të pritur, duhet vepruar tani.

Nga ana tjetër bëhuni gati për pushime edhe pse nuk e keni shumë në plan të parë. Me lekë ose la lejë, pushime kushdo mund të bëjë dhe vlejnë për të vlerësuar edhe gjendjen fizike. Vallë një copë çarçaf të vketër a nuk e keni për ta ngjitur mbi 4 shkopinj buzë detit?!

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars): Do të jeni shumë më të përqendruar në çështjet personale.

Fitimi financiar është ai që ju bën t’ju shndritin sytë. Por merruni dhe me nevojat e trupit dhe përfitoni nga kjo për të rishikuar dietën tuaj.