Dashi: Këtë ditë të parë të javës, e hënë 25 yjet sugjerojnë një maturi të qartë në dashuri, kini kujdes të mos i merrni gjërat majë më majë, ndryshe dilni të dëmtuar. Në punë, nëse duhet të flisni me shefat dhe të tjerë përreth, mos e shtyni më.
Demi: Në dashuri, e hëna 25 është dita e duhur për të ekspozuar veten dhe për të kultivuar njohjen me një person që së fundmi është zhytur në mendjen tuaj. Në punë lodhja ndihet, por rezultatet nuk do të vonojnë.
Binjakët: I bukur ky qiell për beqarët e shenjës Binjakët, nëse keni takuar së fundmi një person të këndshëm, mos e humbisni. Në punë, krijimtaria është me ju, përdorrni atë si një karrem!
Gaforrja: Në dashuri, mendimet tuaja janë pak të ngatërruara, konfuze. Mos harroni se nuk është kurrë mirë të kesh këmbën në dy këpucë, ndaj, mos mbani dy kunguj në një sqetull. Në punë, megjithatë, ka një frymë të re, janë duke u favorizuar bashkëpunime të reja.
Luani: I bukur ky qiell për beqarët, aspekti i mirë i Hënës jep emocione të paharrueshme për të mos thënë super argëtim. Në punë nuk ju mungon grinta dhe kjo ju vë në pozicion të shkëlqyer me drejtuesit dhe persona të tjerë.
Virgjëresha: Në dashuri qëndroni larg polemikave këtë të hënë 25, ujërat me partnerin/en së fundmi janë paksa të trazuara. Në punë mos u bëni pre e llafeve, por veproni në mënyrë analitike dhe racionale.
Peshorja: Në dashuri, nëse jeni të interesuar për një person, dilni haptazi, mund të befasoheni këndshëm. Në punë, nëse një negociatë është në proces, përfundojeni deri të mërkurën.
Akrepi: Në dashuri, nëse jeni prej kohësh në çift, ndjeni nevojën për të përfshirë partnerin/en në një projekt të ri që mund t’i japë shtysë raportit tuaj. Nga ana tjetër në punë duhet të mundoheni të mos ushqeni polemika të panevojshme me kolegët.
Shigjetari: Në dashuri nëse jeni vetëm pse nuk hidhni sytë përreth? Një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë! Në punë – duke mos përjashtuar mundësinë e ndryshimeve nga tani deri në muajt e ardhshëm – duket se diçka po lëviz.
Bricjapi: Në dashuri, nëse jeni në çift prej një kohe të gjatë, nuk mund të pranoni më sjellje të caktuara të partnerit tuaj dhe preferoni të jeni më proaktivë. Në punë, mos e humbisni qëllimin përfundimtar.
Ujori: Në dashuri, ju e keni fjalën e fundit, nëse kohët e fundit ka pasur diskutime me partnerin tuaj, jeni gati të vendosni pikat mbi i. Në frontin e punës dëshironi të përfshiheni dhe angazhimi juaj do të shpërblehet.
Peshqit: Në dashuri, periudha është vërtet e shndritshme, pothuajse askush nuk do t’i rezistojë sharmit tuaj! Në punë, nga ana tjetër, jeni në kërkim të stabilitetit. Gëzohuni, së shpejti do të vijnë përgjigjet dhe ndryshimet që dëshironi aq shumë.