Dashi: Dita e sotme nis me dyshime në dashuri. Në punë, ndiheni të lodhur ndaj përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi.

Demi: Në dashuri, dita do të jetë e kënaqshme. Në punë, disa projekte nisin me lëvizje të ngadalta. Bëni mirë të kompensoni kohën e humbur.

Binjakët: Falë ndikimit të Hënës, dita e sotme dhe e nesërme do të jenë fantastike. Nga ana tjetër, bëhuni gati se do të ketë lajme të mira në punë.

Gaforrja: Sot duhet të tregoheni që jeni të pjekur, të paktën në marrëdhënie me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni. Ndërsa në punë ka lajme të reja, por bëni kujdes që t’i menaxhoni siç duhet.

Luani: Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, veproni brenda ditës së sotme. Në punë, megjithatë, jeni në një fazë rikuperimi, por duhet të rishikoni llogaritë.

Virgjëresha: Në dashuri, nëse partneri juaj nuk ju dëgjon sot, mund të acaroheni. Në punë, ka një farë padurimi pasi periudha e sapo përfunduar ka qenë mjaft e lodhshme.

Peshorja: Në dashuri tani gjërat janë më të mira, veçanërisht për çiftet. Në punë, ka mundësi që të ketë tension me shefat.

Akrepi: Dy ditët e ardhshme në dashuri do të jenë interesante. Në punë, do të keni mundësinë të nënshkruani një marrëveshje.

Shigjetari: Sot keni dëshirë për dashuri, shfrytëzojeni për të surprizuar partnerin. Në punë, do të keni më në fund zgjidhjen për t’i dhënë drejtim projektit me të cilin po punoni.

Bricjapi: Më në fund do të ketë emocione të bukura falë ndikimit të Hënës. Në punë, keni energji të mirë dhe jeni të aftë për ta drejtuar atë në projekte konstruktive.

Ujori: Në dashuri, Hëna do t’ju bëjë të dukeni të qartë dhe të vendosur në sytë e partnerit tuaj. Në punë, nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, mos e vononi.

Peshqit: Në dashuri, nëse kohët e fundit keni pasur probleme, sot do të rikuperoheni. Në punë, keni intuitë fituese, por qëndroni larg situata që sjellin debate.