Dashi

Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite sërish do gjeni kohë për veten dhe njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën. Ju që keni një lidhje do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe as që do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndieni aq shumë mungesën e një partneri në krah. Në punë merrni kohën e duhur për ta shijuar çdo moment sa të mundeni. Di dini si të ecni përherë dhe do evoluoni në qetësi të plotë. Në planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën më shpejt edhe nga sa vetë e mendonit.

Demi

Kushtet do i keni shumë të mira gjatë kësaj dite për të bërë çdo gjë që dëshironi. Do jeni të disponueshëm për gjithçka. Venusi do ju mbështesë gjithë kohës juve që jeni në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e ngrohtë nga sa mendonit dhe do flisni hapur për çfarëdo lloj teme. Nëse jeni beqarë do keni surpriza të njëpasnjëshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do arrini ta mbani situatën nën kontroll. Nëse jeni në kërkim të një pune të re mundësitë do i keni të shumëllojshme. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundni që të mos keni telashe.

Binjakët

Gjatë kësaj dite gjërat do jenë shumë më pozitive. Do dini të tregoheni të kujdesshëm me gjithçka dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni me shumë fat dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që doni. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të paduruar sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do pendoheni shpejt. Marsi do ju bëjë më të logjikshëm dhe më pragmatikë në punë. Do i kuptoni gjërat mirë dhe do jeni të pandalshëm. Ambicia nuk ka për t’iu munguar asnjë çast. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që gjendja të stabilizohet sa hap e mbyll sytë.

Gaforrja

Do i shihni gjërat shumë qartë sot dhe do dini si të veproni përherë. Nuk do ju mungojë as besimi në vetvete. Ju të dashuruarit do ndiheni mjaft mirë pranë atij që doni dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e bukur. Do shkëmbeni idetë dhe mendimet me njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e ndryshoni dot statusin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Në punë Jupiteri dhe Marsi do ju bëjnë më efikasë. Do dini t’i vini në punë aftësitë që keni dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Do jeni edhe mjaft të organizuar. Financat do jenë shumë të dobëta për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme dhe të pamenduara që keni kryer. Merrni sa më shpejt masa sepse do mbeteni pa para.

Luani

Do jeni shumë sharmantë sot dhe të gjithë do duan t’iu kenë pranë. Do përçoni ngrohtësi e dashuri pafund. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të re. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos u stresoni. Ju beqarët do ndiheni gati për të pranuar ftesa dhe për të bërë çmenduri me personat që do iu joshin. E rëndësishme është që nuk do mërziteni dhe do përjetojnë emocione. Në punë do lidhni kontakte me persona akoma më interesantë. Fati do ju buzëqeshë edhe më shumë kësaj here dhe do rifitoni më shumë besim tek vetja. Gjendja e të ardhurave do lërë shumë për të dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinakë do keni probleme serioze.

Virgjëresha

Sido që të vijnë gjërat gjatë kësaj dite mirë është të mos nxitoheni për të marrë vendime. Dëgjojini edhe mendimet e të tjerëve e më pas thoni fjalën e fundit. Ju të dashuruarit do jeni në formë shumë të mirë dhe do i bëni surpriza të njëpasnjëshme njëri-tjetrit. Çdo çast do jetë mjaft i veçantë dhe i bukur. Nëse jeni beqarë duhet të bëni atë që do ju thotë zemra, përndryshe nuk keni për të përjetuar aspak emocione. Në punë do i bëni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do gaboni. Nuk do lejoni askënd t’iu shqetësojë apo t’iu prishë planet. Do përqendroheni aq shumë tek objektivi saqë ndonjëherë nuk do ju përgjigjeni as telefonatave e email-ve. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të ankoheni. Gjendja do jetë e mirë dhe do kryeni plot investime.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do mundoheni të jepni imazhin më të mirë nga vetja në çdo plan. Shumë do arrijnë t’’iu zbulojnë pikërisht sot. Marrëdhënia në çift do jetë shumë më e mirë sesa disa kohë më parë. Do i sqaroni të gjitha hatërmbetjet dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni takime të rëndësishme të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Bëjini sytë katër dhe mos u ngutni për asgjë. Në punë Saturni dhe Plutoni do ju bëjnë më të përqendruar. Do ju shkoni gjërave deri në fund pasi do jeni shumë herë më të qartë nga më parë. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen falë strategjisë që ju do përdorni.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do dini mirë si të silleni përballë vështirësive të vogla që do ju dalin. Hëna dhe Neptuni do ju bëjnë shumë më të qartë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Ato do ju drejtojnë në rrugën e duhur dhe do kaloni çaste më të këndshme me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas një personi pa e njohur mirë dhe kjo mund të sjellë pasoja për të ardhmen. Për punën do jetë ditë intensive dhe goxha e ngarkuar, megjithatë falë mbështetjes së kolegëve gjithçka ka për të kaluar më lehtë. Mund të ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Me financat do i keni punët shumë mirë dhe do mund të kryeni pak më tepër shpenzime sesa më parë.

Shigjetari

Natyra juaj e fshehtë do ju bëjë t’i fshihni mirë gjërat. Do arrini aq mirë ta bëni saqë do shuani edhe çdo dyshim të të tjerëve. Për ju të dashuruarit rutina do mbizotërojë gjithë ditën. Herë pas here do bini në melankoli dhe do mërziteni tej mase. Ju beqarët do influencoheni negativisht nga Merkuri. Personat që ju pëlqejnë ka mundësi të fillojnë të dalin me një mikeshën e tyre. Në punë do ndiheni mirë me gjithë ngarkesën që do keni pasi do mendoni se kjo do ju bëjë më profesionistë dhe do ju ndihmojë të provoni sfida. Në disa momente mund t’iu duhet edhe të bashkëpunoni me njerëz të panjohur, por mos keni frikë. Buxheti nuk do ketë aspak tronditje. Do dini mirë sa të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.

Bricjapi

Nuk do jeni fjalosës shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të futeni edhe në debate me të tjerët. Mundohuni që në çdo moment të bëni kujdes. Nëse keni një lidhje lërini sentimentalizmat dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet që ju kanë dalë në jetën sentimentale. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë. Ju beqarët duhet të tregoheni të hapur dhe t’i shprehin pëlqimet. Në punë do keni arritje goxha të mëdha dhe do ndiheni shumë më krenarë për veten. Po i kaluat edhe sot vështirësitë e nesërmja do jetë goxha më e kënaqshme. Gjendja e të ardhurave fatmirësisht nuk do jetë e keqe. Do mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër sesa zakonisht dhe do ndiheni mirë.

Ujori

Ditë plot shkëlqim ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Do bëni paqe me veten dhe do rifitoni besimin e humbur prej kohësh. Ju të dashuruarit do i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste intime me të. Dita pritet të jetë fantastike. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe keni për të humbur disa mundësi të mira për të filluar lidhje. Në punë fati do jetë gjithë kohës me ju dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. As vetë nuk e dinit se kishit gjithë këto aftësi. Shefat do ua vënë më në pah cilësitë. Në planin financiar do ju realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjendja do jetë e shkëlqyer edhe falë disa shpërblimeve të majme që keni marrë nga një punë e kryer.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do ndiqni strategji strikte për të arritur sa më shpejt objektivat që i keni vënë vetes. Ju të dashuruarit, më shumë sesa kurrë më parë do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin më e ngrohtë. Do ja arrini qëllimit. Ju beqarët do realizoni disa takime, mirëpo nuk do ndiheni gati për të ndryshuar menjëherë status. Prisni edhe pak sepse nuk ju nxiton asgjë. Në punë do lundroni në detin e suksesit dhe pozicioni juaj nuk do dobësohet aspak. Edhe nëse jeni në grup do dini të eci përpara. Gjendja e buxhetit do jetë e favorshme dhe do arrini të kryeni edhe disa transaksione.