Dashi

Nuk keni pse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se çfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për to. Ndaj përse duhet të ndiheni fajtorë?

Demi

Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë.

Binjakët

Dikush që do të njihni përmes shoqërisë këtë të premte, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që do të vijnë. Romanca është e mundur, por mund të jetë edhe një marrëdhënie profesionale që do t’ju sjellë përfitime.

Gaforrja

Nëse nuk ndiheni të kënaqur nga ajo që pritet prej jush, atëherë është mirë që të flisni me partnerët dhe kolegët, t’ia bëni atyre të ditur se çfarë mendoni, përpara se të jetë shumë e vështirë për t’i ndryshuar gjërat. Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se ke dyshime.

Luani

Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sesa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.

Virgjëresha

Mos e mundoni veten më shumë sa duhet këtë ditë të premte. Me afrimin e hënës së re, mundësi dhe oportunitete ju presin përpara. Nëse nuk e mbaroni dot një detyrë pa u lodhur më shumë seç duhet, atëherë hiqni dorë dhe shpenzojeni energjinë për diçka më të mirë.

Peshorja

Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija ndodhin në botë, ka ende gjëra të pozitive dhe shumë njerëz të mirë, ndaj mos u dëshpëroni. Fokusohuni tek ajo që shkon mirë, keni shumë gjëra për të ecur përpara.

Akrepi

Do ta keni të vështirë që të bindni dikë se ajo që po bëjnë është jo vetëm e gabuar, por e dështuar. Nëse nuk duan t’ju dëgjojnë, lërini të vazhdojnë. Dhe kur të vijnë duke u ankuar, injorojini.

Shigjetari

Nëse planet tuaja nuk janë të njëjta me axhendën e atyre që bashkëpunoni nesër, mos kini frikë t’ia bëni të ditur se nuk do të ndiqni rrugën e tyre. Nëse përpiqen ta kthejnë këshillën e tyre në urdhër, buzëqeshni dhe largohuni.

Bricjapi

Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit. Ka njerëz dhe çështje të tjera që kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Ujori

Mos e shpenzoni kohën duke diskutuar me njerëz që nuk do të bien kurrë dakord me ju, edhe nëse ia provoni që ajo që po thoni është e vërtetë. Ju më shumë se kushdo tjetër duhet ta dini shumë mirë sa e vështirë është të lini mënjanë atë që besoni e mendoni.

Peshqit

Me afrimin e hënës së re do të përballeni me shumë sfida e mundësi të reja, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të adaptoheni. Mos u shqetësoni, ndryshimet do të jenë pozitive.