Dashi
Kjo javë nis me lajme të mira në dashuri. Nëse nisni një lidhje këto ditë, do të jetë afatgjatë. Në punë jeni shumë kreativë, por sot do ja dilni të mbani nën kontroll situatën, sidomos ankthin.
Demi
Këto ditë ka pak presion, do të ketë ankth tek çiftet. Problemi është ekonomik. Në punë situata është e qetë, por sërish mezi prisni fundjavën.
Binjakët
Sot është një ditë vërtet e favorshme, veçanërisht për beqarët. Bëni kujdes në punë, duhet të jepni më shumë.
Gaforrja
Jeni mjaft energjikë në dashuri dhe dëshironi të çoni lidhjen në një fazë tjetër. Nëse jeni beqarë, jeni gati për të nisur një histori dashurie. Në punë ka marrëdhënie që duhet të rishikohen, por ata që duan të hapin një biznes, do të kenë fat.
Luani
Falë ndikimit të Hënës, do ruani qetësinë dhe të përqendroheni tek ai/ajo që pëlqeni. Puna nuk po ecën shumë mirë, ka nga ata që mbeten pas me dërgesat apo projektet.
Virgjëresha
Kujdes në dashuri, mund të keni konflikte të vogla. Në punë dëshironi të sqaroheni njëherë e mirë pasi nuk ju pëlqejnë provokimet.
Peshorja
Së shpejti do keni takime të veçanta me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni. Ata që kanë pasur probleme pune vitin e kaluar do të duhet të rikuperohen, por situata nuk duket e komplikuar.
Akrepi
Për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, nuk ka mundësi të vazhdoni me qetësi. Në punë kjo është koha më e mirë të tregoni veten dhe të fitoni një sfidë.
Shigjetari
Dita e sotme ju ndihmon të shprehni ndjenjat. Në punë, do të keni takime që do ju vlejnë për të ardhmen.
Bricjapi
Dita e sotme do ju gjejë me dyshime, sidomls për shenjën e Peshores dhe Dashit. Në vendin e punës mund të keni një rikonfirmim bazuar në atë që keni bërë vitin e kaluar.
Ujori
Yjet janë në favorin tuaj, por do të lodheni shumë. Në punë duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve të vogla personale, veçanërisht të natyrës ekonomike.
Peshqit
Sot është ditë interesante në dashuri! Në punë, nëse mendoni për një projekt, mund të realizohet në një kohë të shkurtër.