28 prill 2015 – Horoskopi ditor, 28 prill 2015
Dashi
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te marrin vendime sepse prej tyre varet e ardhmja. Ne planin financiar çdo gjë do jete shume e thjeshte sepse kohet e fundit keni marre masat e duhura.
Demi
Do e dashuroni pa dorashka sot atë qe keni ne krah dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë me pare. Beqaret do fillojnë te njihen me një person interesant me te cilin shume shpejt mund te fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Beni atë qe do ju duket me e arsyeshme. Për financat do jete dite e mire. Do reflektoni gjere e gjate dhe do gjeni mënyrës sesi ta stabilizoni situatën.
Binjakët
Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do arrini t'i zgjidhni edhe disa probleme qe ju kishin dale. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm te bëjnë ndryshime. Miqtë dhe familjaret nuk do i lënë vetëm asnjë çast. Gjendja e financave do jete goxha e paqëndrueshme. Nuk do mund te kryeni asnjë investim.
Gaforrja
Dite aspak pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni shume mosmarrëveshje dhe debate me njeri-tjetrin dhe ne ndonjë moment do doni te qëndroni vetëm. Beqaret do i habisin te gjithë me një propozim qe do bëjnë. As vete ne fakt nuk e kishin menduar ndonjëherë se mund ta pëlqenin atë person. Gjendja e te ardhurave do jete shume here me e mire se disa kohe me pare.
Luani
Do i mendoni gjerat me mire gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do programoni te ardhmen me partnerin. Te dy do bini dakord për shume gjera. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sepse po përfituan nga ftesat qe do ju bëhen mund te përballen shpejt me zhgënjime. Buxheti do këtë përmirësime te paimagjinueshme. Do arrini te shlyeni borxhet dhe te hiqni para mënjanë.
Virgjëresha
Sektori i dashurisë do jete i mbushur me surpriza gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë një takim te veçante dhe do jene gati te ndryshojnë statusin vetëm se do e pëlqejnë atë jashtë mase. Buxheti do lere për te dëshiruar. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.
Peshorja
Rutina ka rrezik ta pushtoje sot jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë lloj emocioni ashtu si kishit menduar. Duhet te mundoheni edhe vete te bëni ndryshime. Beqaret do kenë një dite fantastike gjate se cilës mund te marrin vendime re mëdha. Gjendja e financave do mbetet e qëndrueshme, por ju do jeni te kujdesshëm dhe nuk do shpenzoni shuma marramendëse.
Akrepi
Disa planetë do e bekojnë jetën tuaj ne çift sot ndërsa disa te tjerë do sjellin probleme dhe mosmarrëveshje te mëdha. Tregohuni te kujdesshëm. Beqaret duhet te maten disa here para se te hedhin çdo lloj hapi sepse nëse gabojnë situata mund t'iu dale jashtë kontrollit. Ne planin financiar do realizoni transaksione me rëndësi te madhe dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.
Shigjetari
Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e keni menduar ne jetën tuaj ne çift problemet dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme dhe do mendoni t'i largoheni gjithçkaje. Beqaret do ndihen gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për te ndryshuar gjendjen ne te cilën ndodhen. Ne planin financiar disa te afërm do ju ndihmojnë te dilni nga problemet ku jeni futur.
Bricjapi
Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit sepse do keni probleme te mëdha me partnerin me pas. Mire do jete t'i merrni gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Beqaret do fillojnë një histori dashurie te bukur e cila do ua ndryshoje tërësisht jetën. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni. Po u treguar te matur gjithçka do ju ece si duhet.
Ujori
Ne orët e para te mëngjesit mund te keni disa mosmarrëveshje me partnerin ju te dashuruarit, por me pas do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqaret nuk do ndihen gati te ndryshojnë status edhe pse takimet qe do realizojnë do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet duhet te tregoheni te kujdesshëm gjithë kohës.
Peshqit
Bashkëpunimi, dialogu dhe mirësia do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te dashuruar se kure me partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite plot ngjyra. Gjithçka mund te ndodhe ne jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni te keni probleme te mëdha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/