3 qershor 2015 – Horoskopi ditor, 3 qershor 2015
Dashi
Çdo gjë do ece me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do provoni gjera te reja dhe do ndiheni gjithmonë mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne orët e para te mëngjesit. Shume gjera kane për te qene me ndryshe për ta. Gjendja e financave do jete e stabilizuar dhe aspak problematike. Do mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Demi
Ndikimi i Jupiterit do jete shume i madh ne sektorin e dashurisë. Ai do ua ndriçoje mendimet dhe do ju nxite te mos bëni gabime. Dita do jete e favorshme. Beqaret do realizojnë disa takime. Kësaj here nuk behet fjale thjesht për flirtime dhe aventura, por për histori dashurie afatgjata. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e trazuar edhe për pak kohe prandaj kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Do keni konflikte te forta sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si keni dëshiruar. Ne disa momente madje mund te mendoni edhe për ndonjë ndarje. Beqaret do jene idealiste dhe do kenë pikësynime te qarta. Sot me shume gjase nuk do e ndryshojnë serish statusin. Ne planin financiar do vendosni rregull dhe gjerat do ecin si keni dashur.
Gaforrja
Sot do jete një dite me e mire për ju qe jeni ne një lidhje. Pas një periudhe delikate do filloni t'i kuptoni gabimet dhe te kërkoni falje. Beqaret do bëjnë edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Mbrëmja do jete shume e veçante. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te keqe, megjithatë mire është te shpenzoni me kujdes e maturi. Duhet menduar edhe për te ardhmen.
Luani
Ndikimi i madh i Plutonit nuk do jete aspak pozitiv sot për ju te dashuruarit. Do konfliktoheni edhe për gjera te kota me personin qe keni ne krah dhe do jeni gjithë kohës ne ankth. Beqaret do jene sensuale dhe do marrin propozime. Mendohuni mire para se te jepni përgjigjen përfundimtare. Ne planin financiar familjaret do ju ndihmojnë gjithë kohës dhe gjerat do ju ecin mire.
Virgjëresha
Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse tundimi shpesh mund te jete i forte. Do i dëshmoni atij se ndjeni aq shume saqë askush nuk do mund t'iu largoje dot nga njeri-tjetri. Beqaret nuk do jene me shume fat. Kujdes nga disa persona qe do mundohen t'iu joshin. Financat nuk do kenë aspak probleme sot kështu qe përfitoni për te kryer shpenzime.
Peshorja
Çastet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite. Do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme pranë te dashurit te zemrës. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do e ndryshojnë statusin me shpejt nga sa kishin menduar. Gjithçka ka për te qene shume me ndryshe se me pare. Për t'i ruajtur financat te stabilizuara do bëni çdo gjë qe keni ne dore. Do ja dilni mbanë.
Akrepi
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Dashurohuni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe shprehini ndjenjat ashtu si t'i keni ne zemër. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te dalin neper takime sepse askush nuk do i detyroje te bëjnë gjera qe ata nuk i duhan. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini ta stabilizoni shpejt gjendjen.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Nga mëngjesi deri ne darke do e surprizoni njeri-tjetrin dhe do i shprehni ndjenjat me çdo lloj mënyre. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe sot sepse mundësitë për takime nuk do jene te mira. Gjendja e financave do varet nga sjellja juaj. Po bëtë çmenduri do keni vështirësi te mëdha me vone.
Bricjapi
Mos e trajtoni partnerin si një prone sot sepse kjo është ajo çka ai urren me tepër nga te gjitha. Nga ana tjetër duhet te përkujdeseni për te dhe t'ia shprehni ndjenjat sa me shume. Beqaret do jene gati për çdo gjë ne mënyrë qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme dhe do mund te kryeni pak me tepër shpenzime se zakonisht.
Ujori
Do përkujdeseni gjate gjithë kohës sot për jetën tuaj ne çift dhe gjerat kane për t'iu ecur mire ne planin sentimental. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe do merrni vendime te rëndësishme si kurrë me pare. Beqareve nuk do ju pëlqejnë aspak aventurat kalimtare, prandaj nuk do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen. Financat do mbeten te turbullta. Beni shume kujdes.
Peshqit
Pasioni ne jetën tuaj ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni dhe do jeni gati te bëni ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret nuk do ndihen gati te hedhin hapa me rëndësi edhe sikur t'iu rrahe zemra shume fort për dike. Ne planin financiar do jeni te pakujdesshëm dhe do bëni gabime te renda. Kujdes sepse po vazhduat kështu do mbeteni pa para shume shpejt.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/