Dashi: Mëngjes i qetë dhe me ritme të ngadalta, por pasdite do të rifitoni energjinë që do të zërë vendin e plogështisë që nis kjo e hënë 30. Pak vrapim dhe do të karikohesh sërish.

Demi: Keqkuptimet rreth raportit me partnerin/en tuaj, po bëhen të shpeshta, përpiquni ta dëgjoni. Kolegët në punë duan vëmendje, edhe ju kini parasysh që nuk mund t’i bëni të gjitha vetë.

Binjakët: Fundjava ishte rraskapitëse, tani është koha për t’u rikthyer në ritëm jave. Puna po shkon mirë, po ashtu edhe fitimet.

Gaforrja: Nuk ka asgjë që ju pengon që të demonstroni pasionin tuaj këtë të hënë 30. Uleni pak ritmin e vëzhgimit të kolegëve tuaj dhe mendoni të jeni më pak kontrollues.

Luani: Dashuria këtë fundjavë ju ka bërë shumë mirë, tani që nis java, ju mbetet vetëm të korrni frytet. Promovimet në punë janë ende shumë larg, por vazhdoni ritmin e punës.

Virgjëresha: Yjet ju buzëqeshin, mjafton të buzëqeshni edhe ju. Nëse jeni të lodhur, mund t’ia besoni detyrat tuaja dikujt tjetër.

Peshorja: Jeni në një periudhë krize të fortë dashurie, përpiquni të dilni prej saj të padëmtuar. Lajme në horizont për ata që nuk kanë aktualisht një punë.

Akrepi: Projektet në dashuri janë pozitive, por mos e teproni me kërkesat tuaja. Më mirë të riktheheni me ngarkesë të plotë në punë këtë javë.

Shigjetari: Stresi është një këshilltar i keq, sidomos në dashuri dhe marrëdhënie. Dikush në punë nuk e vlerëson shumë punën tuaj.

Bricjapi: Magjia e verës ju ka pushtuar tashmë dhe marrëdhëniet tuaja ndikohen pozitivisht. Puna po ecën sa rutinë aq dhe plogësht, ndoshta ju duhet të rimbushni bateritë që të rifitoni energji për të punuar.

Ujori: Zemërimi dhe ankthi nuk do t’ju ndihmojnë të konsolidoni marrëdhëniet tuaja. Puna po ecën mirë dhe ju ndiheni shumë energjik.

Peshqit: Disa fantazma vazhdojnë të dalin në sipërfaqe nga e kaluara, përpiquni të përballoni gjithçka me qetësi. Puna vazhdon si gjithmonë, lajm i madh në muajt në vijim.