DASHI

Nuk do ndiheni shume mirë sot dhe do e humbni gjallërinë që keni pasur. Shpesh do jeni në ankth e në merak. Nëse keni një lidhje do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni më aq të sigurt sa më parë për të vazhduar më tej. E vetmja gjë që mund të bëni është të flisni hapur me partnerin.

Ju beqarët nuk do doni ta ndërlikoni jetën me një lidhje dhe do fokusoheni në çështje të tjera. Në punë do jeni shumë nervoze dhe nuk do i përmbushni të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Financat sado të mundoheni t’i menaxhoni me kujdes nuk do mundeni dot plotësisht.

DEMI

Ka rrezik që sot të përballeni me konflikte dhe të kaloni prova të vështira. Kujdes më tepër duhet të bëni në punë. Ju të dashuruarit duhet të përmbaheni nga tundimet që mund t’iu lindin sepse në të kundërt do shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar me partnerin. Do kaloni një krizë sot, por intensiteti i saj do varet nga sjellja juaj.

Ju beqarët nuk do keni aspak frike të shprehni pëlqimet dhe mund të filloni edhe ndonjë aventurë. Në punë do përballeni me konflikte të njëpasnjëshme dhe do shpërqendroheni plotësisht. Me shpenzimet nuk do e teproni, por gjithsesi gjendja e të ardhurave nuk do jetë shumë e mirë.

BINJAKËT

Marsi do ndikojë pozitivisht sot tek jeta juaj dhe do ndiheni shume më mirë se më parë nuk do keni asgjë për çfarë të shqetësoheni. Nëse keni një lidhje mundohuni që gjithë kohën e lirë t’ia kushtoni partnerit dhe t’i shprehni ndjenjat pafundësisht. Ndonjëherë edhe disa gjeste shumë të vogla mund ta ngrohin zemrën pafundësisht.

Ju beqarët duhet ta kuptoni njëherë e mirë se askush nuk është perfekt madje as ju. Vetëm ashtu do mund të filloni një lidhje. Po patet dyshime që në fillim është e kotë të vazhdoni më tej. Në punë bëni sa më shumë durim sepse asgjë nuk mund të realizohet tak fak. Buxhetin më mirë mbajeni aq sa e keni sesa të rrezikoni dhe të humbisni më shumë.

GAFORRJA

Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe mund të keni konflikte dhe probleme të vazhdueshme si në familje ashtu edhe në jetën shoqërore e profesionale. Nëse jeni në një lidhje as mos guxoni të hapni tema delikate sepse do futeni në probleme shumë serioze. Në tërësi dita nuk do jetë e qetë.

Ju beqarët do prisni më kot për dashuri me shikim të parë sepse yjet nuk do ju favorizojnë. Në punë Marsin dhe Uranin do i keni kundër dhe ata do ua bëjnë çdo gjë më të vështirë.  Nuk do arrini as gjysmën e objektivave. Në planin financiar duhet të luftoni shumë më veten që të mos shkatërroheni plotësisht.

LUANI

Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim.

Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.

VIRGJËRESHA

Sot do jetë një ditë vendimtare për ju sidomos për sektorin sentimental dhe jetën intime. Nëse keni një lidhje mahniteni partnerin dhe bëni gjithçka mundeni që çdo çast të duket si një magji. Çdo çast te lire kushtojani atij që keni në krah dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do bëhet edhe më e fortë.

Ju beqarët ka rrezik të keni disa keqkuptime me personat që pëlqeni dhe në vend të hidhni hapa para do ftoheni edhe më shumë me të. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe askush nuk do ju ndalë për të arritur atë që keni planifikuar. Financat mund të kenë edhe disa vështirësi, por do arrini ta mbani qëndrueshmërinë.

PESHORJA

Mërkuri do ju bëjë të mos reflektoni gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini t’i kuptoni gabimet qe do bëni. Kokëfortësia shpesh ju ka çuar në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit do kërkoni ta kontrolloni atë që keni në krah dhe nuk do arrini dot të keni një marrëdhënie të qetë. Gabimet do jenë të vazhdueshme.

Ju beqarët nga ana tjetër do keni disa komplekse që do ju pengojnë të afroheni me ata që ju pëlqejnë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve. As me kolegët nuk do arrini dot të merreni vesh dhe të gjithë do ju braktisin. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që ato do dobësohen.

AKREPI

Sot do e shihni jetën me pozitivizëm dhe në fakt do bëni shumë mirë. Optimizmi dhe buzëqeshja do ju ndihmojnë të kaloni pa problem edhe momentet e vështira. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka që do mundeni për të ulur tensionin në çift dhe për t’u sqaruar qetësisht me partnerin. Po ruajtët heshtjen dhe po hapët rrugë do e shihni se deri ne mbrëmje cdo gjë do normalizohet.

Ju beqarët do jeni shumë të hapur për njohje të reja, do flisni me të gjithë pa dorashka dhe do tek dikush do bini më në sy. Mund të merrni edhe ndonjë ftesë në mbrëmje. Në punë do i bëni gjërat si duhet dhe nuk do keni surpriza. Në planin financiar tregohuni më të vëmendshëm dhe mos e lëshoni dorën me shpenzimet.

SHIGJETARI

Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme.

Ju beqarët do joshni edhe pa dashur vetë, por nuk do jeni gati të filloni një marrëdhënia. Në punë, personaliteti i fortë do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të hershme. Me më shumë reflektim dhe reagim të kujdesshëm keni për të arritur majat. Edhe financat do jenë më të mira.

BRICJAPI

Sot do jeni në humor shumë të mirë dhe të dashur me të gjithë. Pozitivizmi dhe buzëqeshja do ju ndihmojë profesionalisht dhe personalisht. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë më e bukur se më parë pavarësisht disa çasteve të xhelozisë. Në fund të fundit ndonjëherë edhe ajo bën mirë.

Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni pas dikujt që nuk ua var dhe të lini çdo gjë tjetër pas dore. Hiqeni mendjen prej tij sepse as sot nuk do keni fat. Në punë për fatin e mirë gjithçka do kthehet në avantazhin tuaj. Do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe do provoni çdo lloj sfide. Në planin financiar do ju duhet vetëm pak më shumë maturi.

UJORI

Nuk do jeni shumë energjikë gjatë kësaj dite dhe qetësia do mbizotërojë në shumicën e kohës. Nëse keni një lidhje mundohuni ta privilegjoni më shumë komunikimin dhe diskutimet për çdo lloj teme sepse kështu do shmangni problemet me njëri-tjetrin. Mbrëmja do jetë më interesante.