Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të keni yje të mirë, idealë për të filluar të bëni plane për verën. Jo vetëm që po bëheni më të fortë, por edhe më të vendosur për të thënë fjalën tuaj, për të sqaruar çështjet e pazgjidhura. Ditë e mirë për histori të reja dashurie. Ju, duhet që të rrethoheni me njerëz konstruktivë dhe iniciativë.
Demi: Deri tani shumë të lindur në shenjën tuaj duhet të kenë lënë pas njerëzit dhe situatat që u kanë shkaktuar telashe apo dhimbje. Gjysma e dytë e vitit është afër: një periudhë që do të sjellë lajme të rëndësishme në jetën e Demit. Qershori premton të jetë një muaj me rritje të konsiderueshme.
Binjakët: Pak nga pak po fitoni shumë forcë dhe entuziazëm. Për pak orë do të keni në shenjën tuaj Hënën, Diellin, Venusin, Mërkurin dhe Jupiterin: do të jeni praktikisht të pamposhtur! Mundohuni ta menaxhoni këtë entuziazëm në mënyrë inteligjente, pa u rrëmbyer nga dëshira e tepërt për të bërë gjërat me rrezik të tepruar. Mos neglizhoni dhimbjen e shpinës.
Gaforrja: Nesër Hëna do të jetë akoma mike: kushdo që të lëndon do të bëjë shumë për të arritur fare pak! Për më tepër, shumë shpejt Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj dhe dashuria do të bëhet sërish një protagoniste kryesore në jetën tuaj. Të gjitha takimet që keni tani mund të kthehen në diçka të thellë. Çiftet që kanë përjetuar periudha të vështira do të mund të rikuperohen.
Luani: Hëna në disonancë mund t’ju bëjë të ndiheni pak të lodhur ose nervozë: më mirë t’i shtyni takimet për të mërkurën, kur do të keni të gjithë yjet pozitivë. Me kalimin e ditëve, ju jeni gjithnjë e më të fortë dhe të vetëdijshëm se mund të kapërceni çdo vështirësi që ju ka tërhequr zvarrë që nga maji i kaluar. Favorizohen projekte të reja.
Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër, për fat të mirë, Hëna do të jetë në një aspekt të mirë. Fatkeqësisht, sezoni i Binjakëve nuk është kurrë i qetë për ju. Shumë stres, shumë mund, por duhet të shtrëngoni dhëmbët deri në gjysmën e dytë të qershorit. Kujdes nga ditët e mesjavës: rrezikoni të bëheni lehtësisht të paduruar dhe të humbni toruan!
Peshorja: Iniciativat dhe projektet që fillojnë tani mund t’ju japin shumë kënaqësi. Në të ardhmen do të jeni në gjendje të jetoni një jetë pa vështirësitë e së kaluarës: përpiquni të përqendroheni në lajmet dhe ndryshimet që po ndodhin. Nëse duhet të lidhni një marrëveshje ose të organizoni një ngjarje të rëndësishme, duhet të synoni për të mërkurën dhe të enjten.
Akrepi: Të gjitha kundërshtimet yjore të majit tashmë janë zhdukur: tani e tutje do të fillojë një periudhë rikuperimi e cila do të përfshijë çdo aspekt të jetës tuaj. Pak nga pak do riktheheni në formë të mirë fizike, do i keni idetë më të qarta. Edhe dashuria do të jetë në gjendje të zgjohet, tani që Venusi nuk është më në opozitë. Favorizohen kompromise dhe zgjidhje për çështje praktike.
Shigjetari: Nesër do të nevojitet një kujdes i veçantë në marrëdhëniet me të tjerët. Mjafton vetëm një fjalë e keqkuptuar ose një dyshim i vogël për të shkaktuar diskutime të nxehta. Ju duhet të menaxhoni me kujdes tensionet deri në mes të qershorit. Nëse nuk doni ta gjeni veten në qendër të mosmarrëveshjeve të pakëndshme, më mirë t’i lini gjërat të rrëshqasin.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të keni hënën në favorin tuaj. Në fund të qershorit mund të arrini një fitore të papritur. Mos lejoni që të përthitheni nga ata që ju kanë bërë të ndiheni keq apo ju kanë provokuar për ditë të tëra. Do të humbisni vetëm kohë dhe energji që do të ishin të dobishme në vend të kësaj, për realizimin e projekteve tuaja.
Ujori: 24 orë të tjera karakterizohen nga një hënë kundërshtare e cila mund të shkaktojë pak lodhje ose nervozizëm. Në përgjithësi, megjithatë, është një periudhë shumë premtuese, e cila do t’ju japë një dëshirë të përtërirë për t’u përfshirë. Sajë Jupiterit në një aspekt të favorshëm, do të fitoni një aftësi të madhe për veprim.
Peshqit: Do t’ju duhet të jetoni me shumë dyshime deri në mes të qershorit, më pas ato do të zhduken ngadalë dhe do të rikuperoni më shumë siguri dhe qetësi. Shmangni zgjedhjet e nxituara ose reagimin pa menduar më parë për këtë me qetësi. Ndryshe do të përfundoni duke u penduar për diçka. Nga data 17 qershor e në vazhdim do të vijnë përgjigjet dhe konfirmimet që prisni.