Dashi
Ju ndiheni konkurrues dhe kjo do t’ju bëjë të përballeni me sfidat që i keni lënë mënjanë në të kaluarën e afërt. Në dashuri, ky fillim viti do të jetë plot me perspektiva të bukura, sidomos për çiftet e reja që kanë një të ardhme të ndritur përpara.
Demi
Shenja juaj është gjithmonë shumë racionale dhe për këtë arsye ju drejtoheni në dialektikën tuaj për të zgjidhur ndonjë konflikt që po lind me partnerin. Organizoni një udhëtim të këndshëm jashtë qytetit që mund të sjellë pak mirëqenie. Në punë gjithçka shkon sipas planeve tuaja.
Binjakët
Në punë do duhet të keni kujdes me njerëzit që ju rrethojnë. Nga mesi i vitit do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Mundohuni të mos i lini asgjë rastësisë dhe mendoni me kujdes për çdo lëvizje.
Gaforrja
Kini kujdes që të mos harroni atë që ndodhi dhe të mësoni nga gabimet e bëra. Ka perspektiva të bukura për ata që kanë në mendje një projekt ambicioz. Mundohuni të zhvilloni idetë tuaja.
Luani
Ju pëlqen të jeni të rrethuar nga njerëz të cilëve u besoni dhe kjo do t’ju bëjë të largoni dikë që nuk ka besimin tuaj të plotë. Do të ketë pak nervozizëm që do t’ju shkaktojë dhimbje koke në planin personal.
Virgjëresha
Nëse nuk keni një shpirt binjak pranë jush, ndiheni nervoz. Kini kujdes që të mos dekurajoheni sepse surprizat janë afër. Nga natyra ju e doni privatësinë tuaj. Nëse ka një person që ju intrigon, do të duhet të keni forcën dhe shtytjen emocionale për të qenë ai që do të hidhni hapin e parë, përndryshe rrezikoni të mbeteni duarbosh.
Peshorja
Ju duhet të keni rreth jush njerëz që dinë të stimulojnë ambiciet tuaja. Do t’ju duhet t’i menaxhoni më mirë të gjitha çështjet e natyrës personale e profesionale.
Akrepi
Jeta juaj në çift po përjeton një rini të dytë dhe ju ndiheni si ditën e parë që keni rënë në dashuri. Në punë, një nga projektet tuaja do të vlerësohet. Kujdesuni edhe për shpenzimet sepse keni pasur shumë dalje.
Shigjetari
Në dashuri jeni në një udhëkryq. Vazhdoni me personin që keni pranë ose përfundoni lidhjen sepse tashmë gjithçka ju duket e humbur. Nuk do të jetë e lehtë për të zgjedhur kështu që mendoni deri në 100 përpara se të merrni një vendim. Në punë, një aktivitet i ri mund të jetë i suksesshëm, veçanërisht nëse bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja.
Bricjapi
Afërdita më në fund do të jetë në anën tuaj dhe gjërat në dashuri do të përmirësohen. Mos dëgjoni thashethemet, nëse keni dyshime pyesni drejtpërdrejt partnerin tuaj.
Ujori
Është koha të frenoni impulset tuaja dhe të përqendroheni në atë që tashmë keni. Në dashuri nuk ka probleme të mëdha për të dashuruarit, ndërkohë që beqarët do të duhet të presin edhe pak përpara se të “rregullohen”.
Peshqit
Venusi është kundër jush dhe për këtë arsye në dashuri mund të lindin disa probleme dhe konflikte. Edhe në punë ka ende disa ngërçe për të zgjidhur.