Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të keni një gjendje astrologjike me energji dhe shtysë të madhe. Dëshira për t’u përfshirë dhe qetësia në marrëdhëniet ndërpersonale rriten njëkohësisht. Yjet shpërblejnë ata që marrin vendime të guximshme në dashuri.
Demi: Shumë shpejt Marsi, planeti luftarak, do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju vendosë në një udhëkryq të rëndësishëm duke shtruar pyetjen-dilemë: të ndryshoni apo jo? Në realitet, një transformim duhet të kishte filluar tashmë në muajt e fundit, kur Jupiteri në qiell ju inkurajoi të shkëputni shumë marrëdhënie të këqija.
Binjakët: Nesër do të ketë një hënë të re të mrekullueshme në shenjën tuaj që do t’ju mbushë me shumë energji dhe do t’ju nxisë ide të mira. Kjo dyfishon nevojën për të kompensuar kohën e humbur. Në dashuri do të duhet të përpiqeni të lini pas vetes ngjarje të vështira dhe të dhimbshme dhe të shikoni përpara me besim.
Gaforrja: java do ju japë shumë përfitime dhe intuitë të mira të cilat do të dyfishohen edhe pas datës 17 qershor, kur Venusi do të hyjë në shenjën tuaj. Ju duhet të përfitoni nga kjo gjysmë e parë e muajit për të sqaruar se çfarë doni të arrini gjatë pjesës së dytë.
Luani: Nesër yjet do ju ftojnë të ecni përpara dhe të lini pas jush vështirësitë me të cilat ju është dashur të përballeni muajin e kaluar. Tani mund të filloni nga e para dhe të zgjidhni çështje të vjetra mbi projekte që ju është dashur të ndalni. Gjërat do të përmirësohen ndjeshëm.
Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër dhe pasnesër do të duhet të bëni kujdes maksimal, të menaxhoni me inteligjencë irritimin tuaj të brendshëm. Në punë do të jetë e lehtë të ndiheni nën gjykim, shumë nervozë: jini të kujdesshëm. Numëroni deri në tre përpara se të hapni gojën.
Peshorja: Përgatituni për fitore të mëdha, avantazhe dhe vlerësime. Muaji qershor do të shënojë një rilindje të vërtetë. Projektet që do të nisin këto ditë do të sjellin sukses. Ditët fituese ju presin: vetëm ata që përpiqen t’i bashkojnë pjesët e thyera do të rrezikojnë të dështojnë dhe të ngecin.
Akrepi: Nesër do të ndiheni të çliruar nga disa ngarkesa. Tani nuk keni më kundërshtime planetare dhe keni kaluar disa sprova të rëndësishme. Nuk duhet të ndiheni të hidhëruar nëse ende nuk i keni arritur të gjitha rezultatet që kishit në mendje. Tani e tutje do të keni shumë më tepër mundësi për të pasur sukses.
Shigjetari: Nesër do bëni mirë të qëndroni larg kritikave, edhe nëse do të duket sikur është krijuar një tension i çuditshëm rreth jush. Mundohuni të mos thoni gjërat e gabuara, të diktuara nga impulsi i momentit. Për këto 48 orë do bënit mirë të mos e teproni dhe të mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të jetë një ditë interesante e cila paralajmëron një periudhë të karakterizuar nga fitore dhe suksese. Vetëm në fundjavë, me Hënën përballë, do t’ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangni telashet.
Ujori: Nesër do të keni aktive Hënën, Diellin, Venusin, Jupiterin dhe Mërkurin: diçka e bukur duhet t’ju ndodhë domosdoshmërisht, një takim i rastësishëm, një lajm i mirë, një ftesë e papritur. Yjet do të shpërblejnë dashurinë dhe ndjenjat.
Peshqit: Dy ditët e ardhshme do të jenë për t’u marrë sa më lehtë: përpiquni të lini që provokimet të rrëshqasin mbi ju. Duhet të përgatiteni për idenë që qershori do të jetë një muaj i ndarë në dy: gjysma e parë konfliktuale, e dyta në të cilën do të merrni përgjigje, do të keni më shumë qartësi dhe konfirmim.