Dashi
Përgjithësisht parashikohet një ditë pozitive dhe e mbushur me aktivitet kjo e hënë 6 shtator. Në aspektin profesional nuk do t’ju mundojnë mundësitë e favorshme, mundohuni të përfitoni.
Demi
Zhvillime pozitive në sferën profesionale. Përpara keni një periudhë të bukur nga e cila do të keni mundësi që të rimëkëmbeni.
Binjakët
Shmangni stresin dhe situatat e ngarkuara. Ky vit ka qenë i mbushur me shumë ulje dhe ngritje për ju, por gjërat pritet të stabilizohen në muajin nëntor.
Gaforrja
Kjo ditë është premtuese dhe mund të shfrytëzoni rastin për të zgjidhur çështjet e lëna pezull. Duhet të qetësoheni disi pasi keni disa shqetësime lidhur me punën.
Luani
Parashikohet një ditë pozitive për ju dhe do të keni disa mundësi për të shfrytëzuar. Edhe në aspektin sentimental, gjërat janë më mirë nga sa mendoni.
Virgjëresha
Shmangni stresin dhe problemet. Dita e nesërme mund të ketë disa situata shqetësues, por është kalimtare dhe çdo do të kthehet në normalitet.
Peshorja
Jeni të lodhur nga mjedisi në punë dhe duhet të vendosni çfarë duhet të bëni dhe cila është gjëja më e mirë për ju.
Akrepi
Në punë do të jeni gati që të përballeni me çdo ndryshim dhe situata do të jetë pozitive. Edhe në jetën sentimentale parashikohen emocione.
Shigjetari
Do të jeni nervozë gjatë kësaj dite dhe mund të keni debate në familje. Përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni në debat më shumë nga ç’duhet.
Bricjapi
Në jetën sentimentale gjërat do të marrin kthesë tjetër. Do të rigjeni pasionin dhe do t’iu rikthehet dëshira për të dashuruar.
Ujori
Këtë të hënë të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi yjet favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.
Peshqit
Me Hënën në një pozicion të favorshëm, do të keni një aleat më shumë në fushën profesionale ku priten ndryshime pozitive, por edhe në atë sentimentale.