Dashi: Duhet të filloni të luani të gjitha kartat që keni në mënyrë që të kuptoni se çfarë është më e mira për ju. Në punë, përpiquni të përqendroheni në një qëllim pa u humbur në konfuzionin e mendimeve që ju vijnë herë pas here në kokë.

Demi: Mos kini frikë nëse ndiheni të pamotivuar në këtë periudhë. Ndonjëherë të marrësh një pushim nga gjithçka nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Në punë do të shpalosen mundësi të reja.

Binjakët: Jeni duke vënë në dyshim të gjitha gjërat që ju rrethojnë dhe për këtë arsye partneri/ja juaj është shqetësuar. Mundohuni t’i qëndroni pranë. Puna po bëhet shumë e rëndë, bëni një pushim.

Gaforrja: Në dashuri do të keni më shumë fat javën e ardhshme sesa këtë mesjavë. Shijoni këto ditë për të menduar dhe për të rikthyer veten në rrugën e duhur. Bëhuni më pak të disponueshëm apo gatitu në punë dhe fitoni respektin.

Luani: Dashuria nuk shkon gjithmonë ashtu siç duhet, por nuk keni pse të turbulloheni. Pranë jush keni njerëz që ju mbështesin në çdo moment. Në punë mund të synoni më lart.

Virgjëresha: Hëna është në anën tuaj këtë të enjte, përfitoni nga rasti për të bërë diçka që zakonisht nuk keni guxim ta bëni. Ndiqni instinktet tuaja edhe në punë.

Peshorja: Gjeni ekuilibrin që ju karakterizon dhe lini trurin të qetë duke mos trazuar mendimet tuaja. Këtë fundjavë mund të keni disa surpriza të mëdha edhe në punë.

Akrepi: Ndoshta duhet të ndaloni së kërkuari dashurinë dhe të fokusoheni më shumë tek vetja. Vetëm atëherë do të jeni në gjendje të tërhiqni dikë tjetër. Në punë jeni shumë të fokusuar dhe kjo do ju sjellë rezultate të mira.

Shigjetari: Jeta juaj do të ndryshojë dhe ju jeni pak të shqetësuar. Mundohuni të mos e stresoni edhe partnerin/en sepse thjesht dëshiron t’ju ndihmojë. Brenda pak ditësh mund të pushoni pak në punë.

Bricjapi: Vendosmëria juaj për t’u ndjerë mirë është e rëndësishme. Mos e humbni besimin në atë që dëgjoni dhe besoni ato që ju thonë yjet: ndiqni instinktet tuaja.

Ujori: Mes punës dhe angazhimeve po e neglizhoni pak partnerin/en. Mundohuni të mos e lini shumë mënjanë, mund të ndikohet.

Peshqit: Edhe nëse jeni të hutuar, do të shihni që së shpejti të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje. Vazhdoni ta besoni dhe mos u dorëzoni kurrë.