Horoskopi i Dashit Paolo Fox: Gjatë këtyre dy ditëve keni bërë shumë, është koha të ndaleni dhe të reflektoni, sidomos në dashuri. Oferta të shkëlqyera në horizont sa i përket punës.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: Pasditen e kësaj të hëne do të rikuperoni disa raporte. Ndiheni të lënë pas dore në punë. Konflikte po shfaqen me shenjat e Peshores dhe Akrepit.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Në çift keni pasur probleme edhe për shkak se disa vendime ekonomike nuk ishin të lehta. Për disa, një fazë e re vjen në punë.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Pas një të kaluare të vështirë së fundi në dashuri, më në fund po vjen njëfarë kënaqësie. Në punë, edhe nëse duhet të filloni gjërat nga e para, mund t’ia dilni.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Do të dëshironit të ishit me një person pa bërë plane për të ardhmen, duket se angazhimet nuk janë modeli që përqafoni ndaj dhe po rikthehet axhitimi në lidhje. Bëni kërkesa për punë që tani për të ardhmen.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Kjo ditë e parë e javës premton mundësi të mëdha në dashuri. Mes të hënës dhe të martës do të ketë siklete dhe nervozizëm në punë. Mos u pështjelloni.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Gjithçka mund të sjellë pak tension të ekzagjeruar në marrëdhënien e dashurisë ndaj çelësi është të kuptoni dhe të shmangni hapësirat për sherr. Në punë bëjini të qarta qëllimet tuaja. Gjërat po ndryshojnë.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Me siguri që nuk ju mungon sharmi në këtë periudhë, përfitoni prej tij për të nisur njohje të reja. Është momenti i duhur për të bërë një kërkesë në punë.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Realiteti është se kjo marrëdhënie po ju shkakton një mërzití, luhatje të humorit dhe rutinë, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të bëni një zgjedhje. Jeni vetëm kundër të gjithëve në punë, mendohuni mirë më çdo hap.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Këtë të hënë, Hëna është në pozicion të mirë, orë interesante po vijnë në dashuri. Ndërsa yjet favorizojnë sipërmarrësit.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Duhet durim në marrëdhëniet romantike. Nga disa gjëra që lidhen me punën, do të jeni larg partnerit. Gjysma e dytë e ditës do të jetëmë pak produktive në punë.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Njohjet që lindin tani mund të bëhen diçka shumë e rëndësishme në të ardhmen e afërt. Në punë keni “armën” që duhet për t’i bërë një kërkesë një personi, eprori të rëndësishëm.