Dashi
Dita e diel do të jetë me tension për ju, ndaj bëni mirë të vononi marrjen e vendimeve në një romancë që po shijoni këto momente. Në punë, disa konflikte të vogla po ju pengojnë të përparoni.
Demi
Kjo do të jetë një ditë e rëndësishme për dashurinë dhe ndjenjat, nëse diçka nuk shkon për një kohë të gjatë do të përpiqeni ta rregulloni sot. Mos vononi. Në punë, do të keni së shpejti ndryshime.
Binjakët
Kjo e diel mund të sjellë përsëri në lojë një ndjenjë të rëndësishme. Përfitoni dhe mos hezitoni të veproni. Në punë do të vijnë propozime interesante.
Gaforrja
Jeni mjaft nervoz në këtë periudhë, më mirë të merrni me qetësi bisedat me partnerin për të mos shkatërruar romancën. Është një kohë e keqe në punë, kështu që keni nevojë për pak pushim dhe qetësi.
Luani
Falë ndikimit të Hënës, sot është një ditë rikuperimi për ndjenjat. Do ketë diskutime, por në fund do i zgjidhni të gjitha problemet. Ndërkohë në punë do të hasni ende vështirësi.
Virgjeresha
Kjo është një ditë e bukur për ju, sidomos për beqarët që prej kohësh po kërkojnë të kenë një romancë. Në punë jeni mjaft të kujdesshëm, por mund të bëni zgjedhje të rrezikshme.
Peshorja
Në këtë ditë mund të provoni të riktheni ditët e para të zjarrta të romancës. Nëse jeni në kërkim të situatave të qëndrueshme në punë, rekomandohet të përqendroheni në gjëra konkrete.
Akrepi
Është një e diel që ju fton të zgjidhni mosmarrëveshje të ndryshme sentimentale. Ndonëse keni shumë punë për të bërë në punë, projektet tuaja presin një përgjigje.
Shigjetari
Falë ndikimit të Hënës, takimet që do të keni këtë të diel duken shumë interesante. Në punë, sa më pak të bëni sot, aq më mirë sepse mund të gaboni.
Bricjapi
Bëni kujdes, do të keni diskutime me partnerin gjatë ditës. Bëni mirë të mos e përkeqësoni situatën. Në vend të kësaj, përqendrohuni te puna sepse po ju shfaqen mundësi të reja.
Ujori
Kjo është një ditë në të cilën dëshironi shumë të dhuroni dashuri. Ndërkohë, nëse është e mundur, në punë bisedoni me dikë që është më me përvojë për të marrë informacione rreth një cështje.
Peshqit
Sot është dita e duhur për të përcaktuar cfarë nuk shkon në marrëdhënien tuaj. Edhe në punë është një ditë e mirë rikuperimi, sidomos për ata që janë të vetëpunësuar.