Ky është horoskopi për ditën e enjte, 18 shtator 2014. Është një ditë shumë e mirë për të forcuar marrëdhëniet tuaja. Nisni herët në mëngjes të tregoni interes dhe përkujdesje ndaj personave të zemrës. Mundohuni të shmangni ftohtësinë dhe indiferencën gjatë pjesë së dytë të ditës. Kushtojini më shumë vëmendje këshillave të të tjerëve.

 

Dashi

Këshillohet të mendoni mirë para se të nisni të veproni për zgjidhjen e disa problemeve. Do të keni sukses vetëm nëse arrini ti mendoni gjërat me gjakftohtësi. Bisedoni me disa persona të cilëve ju keni kthyer krahët dhe sqaroni situatat e krijuara, para se të jetë shumë vonë.

 

Demi

Sot do të dalë në pah ana juaj e paqtë dhe e ndjeshme. Do të jeni tepër të dhënë ndaj muzikës, artit, kinemasë dhe fotografisë. Oreksi juaj do të jetë në rritje. Është një dot shumë e mirë për të ndenjur vetëm dhe për të reflektuar.

 

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të bërë blerje dhe për të shpenzuar me vend disa para. Mirëqenia dhe ekonomia juaj do të jetë gjithmonë e më në rritje. Do të bëheni pjesë e disa projekteve që do të sjellin mjaft përfitime në të ardhmen. Mos i lini gjërat t’ju ikin nga duart.

 

Gaforrja

Do të jeni me fat dhe do të respektoheni shumë nga të tjerët sot. Është një kohë shumë e mirë për të udhëtuar dhe për të dhënë mendime të vlefshme tek eprorët. Do të zgjeroni horizontin nëpërmjet marrëdhënieve me njerëz të rinj.

 

Luani

Aftësitë tuaja të “jashtëzakonshme” mund të dështojnë sot, ndikimet psikologjike dhe gjithçka e cila do t’ju motivojë do të jetë shumë efektive. Nëse doni që njerëzit të jenë të ndershëm dhe të sinqertë me ju, mos u mundoni të tregoheni superiorë ndaj tyre.

 

Virgjëresha

Zakonet e disa personave dhe sjellja e tyre do të jetë si një lloj gjëegjëze e pakuptimtë, por gjithsesi nuk do të keni asnjë gjë për të cilën të shqetësoheni. Partneri juaj do të kujdeset së tepërmi për ju dhe do t’ju japë gjithë dashurinë për të cilën ju keni nevojë. Është një moment shumë i mirë për të ndenjur me ata që doni.

 

Peshorja

Nuk është dita më e mirë që ju të nxirrni në pah anën tuaj elokuente. Humori dhe ana juaj pozitive do të vlerësohet së tepërmi. Bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm kur flisni dhe të mos u lini të tjerëve vend për keqkuptime.

 

Akrepi

Nëse jeni një person shuam aktiv, këshillohet të tregoheni të duruar. Çdo pengesë që keni do ta kaloni ose do ta sheshoni fare thjeshtë. Bëni mirë të tregoheni të vëmendshëm ndaj disa detajeve, të cilat mund të duken si të parëndësishme. Tregohuni romantikë dhe të dashur në pjesën e dytë të ditës.

 

Shigjetari

Yjet do të premtojnë rehati dhe qetësi për ju gjatë kësaj dite. Do të jeni gjithmonë në ambiente të rehatshme, pavarësisht se si do të vijnë rrethanat. Do ta keni të vështirë të refuzoni jetën luksoze dhe të shtrenjtë. Sot do të doni vetëm të argëtoheni pa fund.

 

Bricjapi

Kjo është një ditë shumë e mirë për të festuar dhe për tu argëtuar pa masë. Yjet këshillojnë se ju duhet të ndaloni së biseduari me disa persona të cilët nuk ju falin aspak kënaqësi dhe nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të ndiheni të vendosur për të marrë vendimet e duhura në çdo moment të ditës. Shijoni një darkë romantike me personin e zemrës ne mbrëmje.

 

Ujori

Nuk duhet të ndiheni aspak të shqetësuar sa i takon gjendjes tuaj financiare. Nëse nuk keni një rrogë nga e cila të përfitoni shuma të majme, nuk keni përse të shqetësoheni pasi do të dini si të menaxhoni edhe shumat e pakta që do t’ju vihen në dispozicion. Krijoni një axhendë për të planifikuar aktivitetet e kësaj dite.

 

Peshqit

Fati nuk ju ka harruar dhe tashmë do të jetë momenti kur ju do të merrni atë çka meritoni. Sot mund të kërkoni që ëndrrat tuaja të bëhen realitet pa u kufizuar nga asgjë. Të gjitha eventet në të cilat ju do të jeni të përfshirë do të sjellin përfitime të konsiderueshme dhe të ardhura të kënaqshme.