Dashi
Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite madje mund të shfaqet edhe ndonjë stuhi. Bëni kujdes me çdo gjë që do thoni. Mos u tregoni autoritare më shumë sesa duhet. Beqaret nuk do kenë fat dhe as sot nuk do e gjejnë dot personin qe po kërkojnë prej kohësh. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira për të përmirësuar situatën.
Demi
Ju që jeni ne çift do dashuroni edhe më shumë sot. Do keni dëshirë ta përmirësoni jetën sentimentale dhe do ia dilni mbanë. Bravo! Beqaret do marrin iniciativën që të bëjnë një takim. Pushteti juaj joshës do të testohet dhe rezultati do jete mjaft pozitiv. Jupiteri do ndikojë tek financat. Tregohuni më vigjilentë me shpenzimet në mënyrë që të mos keni probleme të mëdha.
Binjakët
Ne planin sentimental do keni më shumë se kurrë besim tek partneri. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij. Do kaloni çaste të këndshme. Beqarët do pëlqejnë dikë dhe do mendojnë se ai është prona e tyre. Kujdes, mos e teproni! Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa për të rregulluar financat. Sot do ia dilni mbanë falë këmbënguljes suaj.
Gaforrja
Mos ndryshoni asgjë në jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jetë shumë e madhe. Është shumë e lehtë të shkatërrosh gjithçka por për ta rindërtuar është shumë e vështirë. Nëse jeni vetëm situata juaj do fillojë të përmirësohet shumë shpejt. Përfitoni sa më shumë! Neptuni do ua ndërlikojë sektorin e financave. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Luani
Jeta juaj sentimentale do jetë mjaft e qëndrueshme. Çiftet do bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe pasioni do të rindizet nga mbrëmja. Për beqarët kjo ditë do sjellë një surprizë të këndshme. Urani mund të shtojë edhe mundësitë për dashuri me shikim të parë. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe, por fati do jetë në anën tuaj dhe nuk do hasni probleme të mëdha. Hiqni disa lekë mënjanë.
Virgjeresha
Me Jupiterin që do ndikoje tek jeta sentimentale, çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa probleme. Dashuroni sa me shumë edhe pse pa shumë pasion. Beqaret do e kenë te vështirë të bëjnë takime dhe të takojnë atë që kanë ëndërruar. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin. Mos dëgjoni këshillat që mund t’iu japë një shigjetar sepse do pendoheni më vonë.
Peshorja
Jeta juaj ne çift në përgjithësi do jetë e mbrojtur nga Jupiteri. Plutoni do mundohet t’iu destabilizojë por nuk do ia dalë dot mbanë. Beqarët ndryshe nga kohët e fundit do iu japin më shumë rëndësi ndjenjave të tyre. Do jeni mjaft të favorizuar sot. Përfitoni! Një problem financiar do iu turbullojë paksa nga mëngjesi, por me kalimin e orëve çdo gjë do fillojë të qartësohet e të zgjidhet.
Akrepi
Jeta sentimentale e atyre që kanë një lidhje do shkojë më së miri. Do flisni hapur me atë që keni në krah dhe do zgjidhni disa pengje që iu kishin mbetur. Beqarët do takohen me dikë interesant, por që në fakt kërkon vetëm t’i çojë në shtrat. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Menaxhojini me kujdes dhe situata do përmirësohet.
Shigjetari
Nëse jeni në çift, do bëni gjithçka për ta bindur partnerin për ato që doni. Do mundoheni edhe ta përforconi më shumë lidhjen tuaj. Shkurt, çdo gjë do shkojë mirë sot. Beqarët do kthehen në specialistë të dashurive me shikim të parë. Gjatë kësaj dite do takoni personin e duhur. Plutoni do ndikojë tek financat. Ai mund t’ua rrisë ato por edhe mund të shkatërrojë gjithçka. Bëni kujdes!
Bricjapi
Ata që janë në çift nuk do kenë një ditë të mirë. Ambienti do jetë elektrizues dhe debatet do jenë të shumta. Beqarët nuk do duan të krijojnë një lidhje duke qenë se para pak kohësh kanë pësuar zhgënjime. Financat do jenë të qëndrueshme dhe do mund të kryeni edhe shpenzimet për të cilat keni menduar prej disa kohesh. Do jeni më të qetë në këtë sektor.
Ujori
Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë të vështirë. Disa do vendosin edhe pak distancë me njëri- tjetrin. Kujdes! Për beqarët, do jetë ditë e favorshme. Flirtimet dhe joshjet nuk do mungojnë. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë as shumë te mira dhe as shume te këqija. Menaxhojini me maturi nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet.
Peshqit
Jeta sentimentale e çifteve do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Ka mundësi qe ata qe janë te martuar te mendojnë edhe për një fëmijë. Nëse beqarët krijojnë një lidhje, të jenë të sigurt që ajo do jetë përgjithmonë. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim të madh nga disa ditë më parë. Bëni kujdes vetëm me shpenzimet sepse po e tepruat do keni tronditje.