Dashi

Jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese gjate kësaj dite. Partneri do iu qëndrojë gjate gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret nuk do kenë dëshirë ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe iu bëhen. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe do jeni me te qete ne këtë sektor.

Demi

Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen paksa me te qete. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do kenë fat ne dashuri. Mendohuni mire para se t’iu jepni përgjigje personave qe do iu propozojnë. Me financat duhet te tregoheni te matur sepse situata mund te përkeqësohet.

Binjaket

Do jeni shume provokuese me partnerin tuaj sot dhe kjo do e joshe edhe me tepe rate. Mbrëmja pritet te jete e zjarrte dhe mjaft emocionuese. Beqaret do kenë takime pa fund, por do e kenë te vështirë te marrin një vendim te rëndësishëm. Për sa iu përket financave, duhet thënë se Hëna do jete ajo qe do iu ndihmoje te zgjidhni problemet. Do jeni me te qete tashme.

Gaforrja

Nen mbrojtjen e planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese sot. Te dy me partnerin do jeni te qete dhe do mirëkuptoheni për gjithçka. Beqaret do jene me humor te mire dhe do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar duhet vepruar me kujdes dhe maturi. Shmangni transaksionet e mëdha apo edhe dhëniet e huave.

Luani

Partneri nuk do iu kuptoje sot dhe kjo do iu lëndojë jashtë mase. Do mbylleni ne vetvete dhe ambienti do behet shume i trishte. Për beqaret do filloje një etape e re dhe mjaft e bukur. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Ne planin financiar nuk duhet te ndiqni gjithmonë këshillat qe do iu japin miqtë sepse edhe mund te zhgënjeheni. Mbrojeni me tepër veten tuaj.

Virgjeresha

Dite e mbushur me gëzim dhe kënaqësi kjo e sotmja. Nuk do mërziteni aspak me ndonjë kritike qe mund t’iu beje partneri dhe do shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një miku te vjetër, por do ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat. Financat do jene te ekuilibruara kështu qe ne këtë plan mund te jeni te qete.

Peshorja

Do keni shume ide si ta bëni jetën tuaj ne çift me emocionuese sot dhe do ndiheni si ne ëndërr. Asnjë debat nuk do ekzistoje ndërmjet jush sepse nuk do lejoni askënd te ndryje. Beqaret duhet te tregohen me te kthjellet dhe ta kontrollojnë veten. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do kryeni shpenzime marramendëse.

Akrepi

Nuk do jeni shume te sigurte sot për vazhdimësinë e lidhjes qe keni krijuar dhe do flisni gjere e gjate me partnerin. Mundohuni t’ia shprehni gjerat ashtu si i ndjeni. Beqaret do kalojnë një dite reflektimi dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje. Te ardhurat do jene ne përgjithësi te privilegjuara. Do ketë përmirësime te ndjeshme dhe ju do ndiheni me mire.

Shigjetari

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do vazhdoje si çdo dite dhe nuk do përjetoni emocione te mëdha. Beqaret do jene shume kokëfortë dhe nuk do pranojnë kollaj ftesat qe do iu bëhen. E vështirë do jete edhe sot qe ata te krijojnë një lidhje. Financat do kenë disa tronditje te vogla për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni.

Bricjapi

Do kërkoni me shume stabilitet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë duhet te flisni me atë qe keni ne krah. Mundohuni te dy t’iu gjeni zgjidhje problemeve qe keni pasur. Beqaret do kenë mundësinë te takojnë një person me shume vlera. Sektori i financave nuk do jete ne gjendjen me te mire. Shmangni investimet e mëdha nëse nuk doni te keni vështirësi me vone.

Ujori

Nuk do e dëgjoni me vëmendje atë qe ka për t’iu thënë partneri sot dhe do bëni disa gabime te pafalshme. Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si e keni pritur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin edhe një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione te rëndësishme sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.

Peshqit

Me ne fund ata qe janë ne një lidhje do ndihen te lumtur pranë atij qe dashurojnë. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do kenë për çfarë te shqetësohen. Beqaret do e përdorin pa fund sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Gjerat do ndryshojnë për ju sot. Edhe sektori i financave do jete i privilegjuar. Do kryeni shpenzimet e duhura pa u shqetësuar.