DASHI

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak luftarakë dhe nuk do bëni përpjekjet e duhura për të ruajtur marrëdhënie të mira dhe një klimë të ngrohtë. Marrëdhënia juaj në çift do fillojë të ftohet goxha. Secili do ketë pikësynime të ndryshme dhe do preferoni të qëndrojnë pak kohë larg njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk do jeni ende gati ta ndryshoni statusin dhe nuk do dilni as nëpër takimet ku do ftoheni. Në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet të mbroheni nga konkurrenca e egër. Nëse ju bëhet një propozim për ndryshim posti, mos e refuzoni. Financat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen dhe kjo do iu qetësojë disi.

DEMI

Do jeni agresivë dhe me nerva gjithë kohës sot. Në shumë momente as nuk do i mendoni gjërat që do thoni çka do krijojë probleme. Nëse keni një lidhje tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do pranoni asnjë moment ta ulni hundën apo ta toleroni partnerin, pasi kjo sipas jush do të thotë të pranoni se jeni ju që keni gabuar. Ju beqarët duhet patjetër të reflektoni para se të hidhni hapa sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe në disa momente do bëni gjëra që mund t’iu dëmtojnë. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë dhe kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër.

BINJAKËT

Planetët do i keni ndihmë të paçmuar gjatë kësaj dite. Falë tyre do dini të zgjidhni që të gjitha konfliktet që do ju dalin. Ju të dashuruarit do jeni edhe më bashkëpunues me partnerin dhe gjithçka do ju ecë në mënyrën më të mirë të mundshme. Respekti për njëri-tjetrit do jetë në kulm. Ju beqarët do tërhiqni shumë persona pas vetes dhe do e keni paksa të vështirë të vendosni se me kë do vazhdoni më tej. Në punë mësoni të keni paska më të duruar dhe keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Për të mos pasur probleme financiare shpenzoni, por me shuma të vogla e me llogari.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi.

LUANI

Sot do vini gjithë kohës në punë trurin dhe nuk do bëni zgjedhje të gabuara. Çdo hap do e hidhni me maturi e përkujdes. Nëse keni një lidhje do preferoni të qëndroni disi larg partnerit për të reflektuar e për të marrë disa vendime. Kjo do jetë zgjidhja me e mirë pas vështirësive të kaluara. Ju beqarët do trishtoheni pasi dikush që e pëlqeni dhe që keni kohë që flirtoni do shfaqet me një tjetër në krah. Në punë nuk do arrini atje ku dëshironi megjithatë do hidhni disa hapa që do ju ndihmojnë nesër. Ndonjëherë është mirë kur ndërtohet paraprakisht rruga që do ndiqet më vonë. Financat nuk do përkeqësohen aspak.

VIRGJËRESHA

Marsi dhe Urani do ju bëjnë të nxituar sot dhe mund të premtoni më shumë sesa mundeni dhe sesa zotëroni. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin sepse vetëm sa do i bëni dëm vetes dhe marrëdhënies që keni krijuar. Pasdite ose në mbrëmje mund te keni edhe zënka të forta. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk keni për të arritur rezultatet e menduara dhe mund të trishtoheni. Në punë, për të fituar një post, do ju duhet të manipuloni dhe të bëni disa dredhi. Sido që të jetë bravo për guximin. Me shpenzimet mund ta teproni pak dhe buxheti do dobësohet.

PESHORJA

Sot do dëgjoni më shumë intuitën tuaj dhe do bëni atë që do iu thotë ajo. Ju të dashuruarit mund të përjetoni çaste të lumtura me partnerin edhe pa u shprehur fare. Sytë dhe gjestet do tregojnë shumë herë më shumë sesa fjalët. Ju beqarët më në fund do pranoni të dilni me dikë që ka kohë që po iu josh. Lëreni veten sa më të lirë dhe bëni atë që do ju thotë zemra. Në punë do jeni të pamposhtur dhe nuk do ndaleni përballë vështirësive që do iu dalin. Për disa çështje do gjeni edhe zgjedhje praktike. Financat kanë për të qenë të qëndrueshme edhe pse jo perfekte.

AKREPI

Sot do jetë ulje dhe ngritje gjatë gjithë ditës për ju. Nuk do jeni në humorin më të mirë dhe ndonjëherë mund të teproni me fjalët që do thoni. Urani do ju ndihmojë në mbrëmje të qetësoheni disi. Nëse keni një lidhje herë do ju duket sikur marrëdhënia juaj është ideale e herë sikur diçka nuk po ecën si duhet. Sido që të vijnë punët mundohuni të mos merrni vendime të menjëhershme. Ju beqarët nuk jeni aq seriozë sa duhet kështu që mos kërkoni persona që ndryshojnë tërësisht prej jush nëse nuk doni të mërziteni më pas. Në punë do zbatoni disa metoda të reja që mund të sjellin përfitime. Financat do dobësohen shumë nëse tregoheni të pamatur me shpenzimet.

SHIGJETARI

Hëna do ju bëjë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do keni ide brilante. Do ju duhet të bëni pak më shumë kujdes me kokëfortësinë. Nëse keni një lidhje mund ë keni edhe keqkuptime me partnerin, por nëse duroni dhe i merrni me qetësi keni për ta parë që ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët vetëm sa do vrojtoni dhe do piketoni, pasi në ditën në vijim do veproni. Në punë Mërkuri do ju nxitë të reflektoni sa më shumë dhe të merrni fjalën pa druajte kur të keni diçka për të thënë. Priten zhvillime pozitive. Me financat bëni kujdes me llogaritë sepse do humbisni shumë.

BRICJAPI

Yjet nuk do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite megjithatë duhet të jeni më të matur që më pas mos pendoheni për veprimet e bëra. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Në punë do keni rivalë goxha të fortë dhe duhet të dyfishoni përpjekjet për të dalë ju të parët. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin me pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe.

UJORI

Sot ni sdo jehumë më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht. Do mendoni t’i bëni edhe surpriza, njëri-tjetrit e madje mund të gatuani edhe pjatat e preferuara të secilit. Ju beqarët nuk do dini të humbni në dashuri dhe sot do filloni lidhjen e ëndrrave. Në punë do ju duhet të bëni një riorganizim të projektit të nisur. Mos ua tregoni eprorëve pa qenë plotësisht të bindur. Në planin financiar do arrini t’i mbani të ardhurat nën kontroll dhe do e frenoni veten për të shpenzuar.

PESHQIT

Sot nuk dini të bëni zgjedhje dhe do ndiheni shpesh të paqartë në mendime. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjithçka të ecë mirë me atë që keni në krah, duhet të logjikoni dhe të pranoni gabimet e bëra. Nëse reflektoni më shumë do kuptoni më mirë çdo gjë. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe do bini menjëherë pre e disa flirteve. Ka mundësi që sot të mos hidhni hapat e duhura. Në punë, pas disa ditëve të ndërlikuara, do vijë një fazë më e qetë. Do i përfundoni pa probleme disa detyra të dhëna. Sektori financiar do jetë më i privilegjuari dhe gjendja do jete e kënaqshme.