Ky është horoskopi për ditën e premte, 19 shtator 2014. Gjatë pjesës së parë të kësaj dite, ndjenjat tuaja do të vijnë në rritje. Emocionet do t’ju drejtojnë sot dhe do të ndiheni të plotësuar. Duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi të tjerëve.

Dashi
Do t’ju duhet të koordinoni veprimet tuaja me ato të të tjerëve në mënyrë që disa situata të mos dalin jashtë kontrollit. Shmangni taktikat ofensive dhe agresivitetin. Mbani sa më larg të jetë e mundur takimet zyrtare dhe ato me rëndësi. Mos e ngjeshni axhendën sot.

Demi
Atmosfera që do t’ju rrethojë sot do të bëjë që të ëndërroni shumë dhe të keni dëshirë të mos dilni nga gjendja në të cilën ndodheni. Do t’ju duhet të bëni një zgjedhje. Tregohuni të sinqertë me veten tuaj dhe zgjidhni atë që mendoni se është më e mira për ju, në mënyrë që të mënjanoni të padëshiruarat.

Binjakët
Arma juaj më e fortë do të jetë heshtja. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të shmangni çdo lloj komunikimi. Mbani situatat nën kontroll dhe mundohuni që planet për të ardhmen tuaj të mos ju rrëshkasin nga duart.

Gaforrja
Ana juaj romantike do të dominojë sot dhe do të dalë në pah në mënyrë të vetvetishme. Do ta keni shumë të lehtë të kuptoni se për çfarë jeni të interesuar dhe për çfarë jo. Do të doni të kaloni pjesën e dytë të ditës në mënyrë të qetë dhe në ambiente pa zhurmë, nën praninë e një personi të dashur. Do të habiteni nga disa ngjarje kalimtare.

Luani
Do të nxirrni anën tuaj të vërtetë në çdo gjë. Gjatë orës së parë të ditës ndryshimet do të varen nga rrethanat më shumë se sa nga veprimet tuaja. Është momenti i duhur për të për përmbyllur disa punë dhe për të vënë në jetë disa projekte.

Virgjëresha
Marrëdhëniet tuaja me prindërit do t’i ngjajnë një loje si ajo mes maces dhe miut. Askush nuk do të jetë fitues në fund nëse vazhdoni t’i ushtroni presion njëri-tjetrit. Në fund të ditës do të gjendeni në një rreth të mbyllur vicioz dhe të rrethuar nga heshtja.

Peshorja
Do të jeni shuam të zënë me punë gjatë kësaj dite. Nëse jeni të lodhur nga përgjegjësitë e shumta të rutinës, mundohuni të krijoni një atmosferë të këndshme për veten tuaj në ambientin ku punoni. Përdorni mjetet rrethanore për ta bërë edhe më të bukur jetën tuaj.

Akrepi
Do të jetë një ditë e mirë për të reaguar ndaj disa ndodhive në jetën tuaj. Do të përfitoni në maksimum nga kjo ditë. Do të përfshiheni në disa aktivitetet të cilat mund të jenë tepër fitimprurës për ju në të ardhmen. Bëni mirë t’i përdorni siç duhet.

Shigjetari
Do ta keni shuam të vështirë të jeni produktivë gjatë kësaj dite. Do t’ju duhet të qetësoni veten tuaj dhe të nisni të mendoni me mendje të kthjellët në lidhje me atë që do të bëni në të ardhmen. Bëni një pushim të shkurtër dhe merrni energjitë që ju duhen. Mos u tregoni shuam të ndjeshëm pasi të tjerët do t’jua marrin për dobësi.

Bricjapi
Sot yjet do t’ju mbrojnë nga disa gabime të pakthyeshme por në të njëjtën kohë nuk do t’ju lejojnë të përdorni të gjithë potencialin që ju zotëroni. Do të dukeni eningamtikë përpara personave që ju rrethojnë pasi do të preferoni të flisni me qetësinë dhe heshtjen tuaj. Përdoreni këtë kohë që të grumbulloni energji dhe të qartësoni idetë.

Ujori
Do të keni emocionet, ndjenjat dhe kujtimet tuaja nën kontroll. Këshillohet që ju të bëheni pjesë e disa aventurave të rrezikshme, të cilat do të jenë tepër argëtuese. Mendoni me kujdes se cilat janë mundësitë më të mira për të shfytëzuar dhe për të nxjerrë përfitime të majme.

Peshqit
Do të jeni romantikë dhe njëkohësisht me këmbë në tokë gjatë kësaj dite. Do të mund të parashikoni dhe të ndani shumë mirë situatat që po ndodhin rreth jush në pozitive dhe negative. Do të doni të ëndërroni por nuk do të jetë e mundur për ju, pasi disa detyra ju duan më të zgjuar se kurrë.