Dashi
Në aspektin e dashurisë, Afërdita ka disa muaj që nuk është pranë jush duke ju ngritur shumë pikëpyetje në kokë. Ndërsa në punë, viti 2022 do të jetë një vit rishikimi, ndërsa projektet e mëdha do t’i merrni në pranverë.
Demi
Afërdita është në anën tuaj, ndaj lini veten të lirë dhe përjetoni gjithçka keni ëndërruar. Në punë kushtojini vëmendje vetëm pjesës financiare!
Binjakët
Ndoshta ka ardhur momenti që të hiqni qafe peshën e rëndë që mbani për të patur një histori dashurie sa më të qëndrueshme. Mendohuni mirë para se të vendosni. Në punë disa situata që kanë krijuar tension në të kaluarën do të përmirësohen, por me siguri do të vendosni të ndërprisni diçka!
Gaforrja
Janari do të nisë me tension dhe do të jetë një periudhë e vështirë për shumë çifte, ndaj bëni mirë t’i hidhni një sy problemeve që keni me partnerin/partneren. Në punë, do të merrni një përgjigje të këndshme edhe nëse ndiheni të lodhur!
Luani
Marsi është në anën tuaj, lëreni veten të lirë të shijoni emocionet edhe nëse jeni më të interesuar për punën. Pikërisht në këtë drejtim, ju duket se bëni shumë, por gjithmonë bëni shumë pak!
Virgjeresha
Afërdita është në anën tuaj, ndaj shijoni dashurinë. Në punë shumë shpejt do të merrni lajme të mira dhe muajt janar dhe shkurt do të jenë shumë të rëndësishëm për ju!
Peshorja
Ky muaj do të jetë i veçantë për dashurinë tuaj, gjë të cilën do ta tregojë edhe dita e parë e janarit 2022. Në punë duhet të ndryshoni diçka dhe duhet të filloni të mësoni nga fillimi.
Akrepi
Nëse jeni ende beqar, bëhuni gati për disa takime interesante që mund të sjellin një dashuri të zjarrtë. Në punë nuk mungojnë mundësitë e reja.
Shigjetari
Shijoni dashurinë në mënyrën që dëshironi sepse gjithçka dëshironi është pranë jush. Nëse keni pritur për një përgjigje në punë, konfirmimet janë rrugës ndaj bëhuni gati për të mësuar si do të jetë e ardhmja juaj.
Bricjapi
Afërdita do të jetë në anën tuaj për disa javë dhe premton gjëra të mëdha. Në punë, përpiquni të pohoni atë që mendoni.
Ujori
Viti 2022 mund të jetë viti i dashurisë, ndaj bëhuni gati për surpriza. Në punë duhet të kapërceni disa pasiguri, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Në aspektin e dashurisë premtohen gjëra të mëdha falë ndikimit të Afërditës dhe Jupiterit. Në punë, sot është më mirë të pushoni, por mos u shqetësoni: pas nja dy muajsh do të merrni një lajm të mirë!