Dashi

Zhgënjime në punë. Një person me të cilin nuk shiheni prej kohësh do të komunikojë me ju së shpejti. Emocione të reja do t’ju ndodhin. Sot ju këshillohet të bëni vetëm gjërat e domosdoshme dhe urgjente.

Demi

Mos e refuzoni një ofertë joshëse pune, sepse më vonë mund të pendoheni. Jupiteri do t’ju favorizojë. Do të kini shanse të mëdha për sukses. Mos shikoni mbrapa porsa i përket aspektit të dashurisë.

Binjakët

Mos vini dorë te një projekt ku nuk jeni të sigurt nëse i keni të gjitha shanset për ta çuar përpara. Më mirë mos ta filloni se sa të rrezikoni të mos e përfundoni kurrë.

Gaforrja

Një humor jo i mirë do t’ju shoqëroj gjatë ditës së sotme. Ndërsa në mbrëmje do t’ju rezervohet një çlodhje. Për sot harrojini mëritë dhe antipatitë dhe përpiquni t’i buzëqeshni të gjithëve. Do të merrni benefite.

Luani

Sot partneri juaj ideal do të jetë optimizmi. Ndaj shihini të gjitha gjërat me optimizëm. Urani do t’ju ndihmojë për këtë. Në dashuri ndonjëherë mbyteni me një pikë uji, kuptojeni këtë.

Virgjëresha

Shqetësoheni shumë për persona që nuk e meritojnë. Mendoni më shumë për veten tuaj. Njerëzit egoistë mund t’ju krijojnë shqetësime. Mundohuni t’i mbani larg. Disa miq po ju fshehin diçka.

Peshorja

Sekrete, gjëra të fshehura, dashuri ende të pazyrtarizuara. Mbështetuni te fati dhe miqtë. Një mbrëmje e këndshme ju pret. Hëna duket se po magjeps imagjinatën tuaj dhe po ju ndriçon ëndrrat.

Akrepi

Nëse po jetoni një ëndërr përpiquni të mos u rehatoni shumë. Mbështetuni në sensin praktik të gjërave dhe përpiquni të keni stimujt e duhur që jeta ju ofron. Së shpejti do të njoftoheni për të reja.

Shigjetari

Mos u shpërqendroni sot, sepse në shtëpi mund të harroni gjëra shumë të rëndësishme të cilat mund të jenë tepër të dobishme. Ndaj kini vëmendjen. Dashuria dhe mendja duhet të udhëtojnë gjithmonë bashkë.

Bricjapi

Shkruani atë letrën ose dërgoni atë e-mail që keni menduar prej kohësh, ka ardhur momenti i duhur për ta bërë këtë. Mos i përçmoni rastet e mira. Ndiqni këshillat e miqve. Tregohuni xhentil sot.

Ujori

Mësohuni të dëgjoni të tjerët dhe të mos merrni vendime të papritura. Sot mund të gjendeni përball zgjedhjesh të papritura që nuk do t’ju lënë aspak kohë për t’u menduar. Një mik do të flas për ju.

Peshqit

Me siguri ju nuk do t’ju shpëtojë diplomacia. Kini durimin të thoni gjithmonë atë që mendoni sidomos në rastet kur do t’ju paraqiten pasdite. Mos jini ndëshkues në gjërat që do të bëni sot.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/