Dashi

Një mesazh i paqartë do t’ju jepet ditën e sotme. Megjithatë, ju nuk do të jeni në gjendje ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Kjo ju lë dy mundësi: lërini mënjanë dyshimet dhe vazhdoni përpara ose prisni edhe një ditë tjetër për të qenë më i qartë.

 

Demi

Të frymëzuar nga një mik, do të jeni shumë të gatshëm të ofroni ndihmë ndaj personave që kanë nevojë për të. Kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të vazhduar zinxhirin e ndihmës. Mos ngurroni të jini sa më human.

 

Binjakët

 

Kjo do të jetë një ditë shumë stresuese për ju, pjesërisht falë personave që do t’ju rrethojnë, të cilët janë tepër ngatërrestarë. Mendoni të kaloni ca kohë me veten për të menduar sërish prioritetet tuaja. Nuk do ta keni të vështirë të merrni atë që dëshironi!

 

Gaforrja

 

Shmangni gjithçka që kërkon shumë logjikë mendimi sot. Keni nevojë të mbështeteni më shumë në intuitën tuaj. Është një kohë e mirë për të ruajtur kontaktet me miqtë që keni kohë pa i takuar. Tregohuni të kujdesshëm në çështjet financiare.

 

Luani

Nuk po arrini të kuptoni se çfarë po ndodh me një mik apo anëtar të familjes i cili është i njohur për qartësinë e tij në të shprehur. Mos u shqetësoni shumë, ky person do ta shpjegojë shumë mirë veten në ditët në vijim. Nëse jeni të durueshëm gjithçka do t’ju qartësohet.

 

Virgjëresha

 

Miqtë dhe anëtarët tuaj të familjes mund të jenë tepër ngacmues ndaj jush sot. Do të sillen pa pjekuri, por mos lejoni që t’ju shkatërrojnë nervat në mënyrë të tillë sa të humbni kontrollin. Merrni përgjegjësitë tuaja mbi vete dhe do të ndiheni të çliruar.

Peshorja

 

Dita e sotme do të jetë shumë pak nën kontroll, ndaj gjithçka mund të bëni është të shmangni përballjen e drejtpërdrejtë. Mund të nxisni me ose pa dashje një grindje. Është e rëndësishme të kuptoni se duhet të ruani arsyen dhe të tërhiqeni!

 

Akrepi

 

Ndiheni mrekullueshëm dhe se jeni në përfundim të labirintit të ngatërruar të kohëve të fundit. Jeni plotësisht në formë për të zbuluar mendimet tuaja dhe për të shijuar sa më shumë jetën. Tregohuni më të sjellshëm me të tjerët.

 

Shigjetari

 

Do të humbni diçka shumë të rëndësishme për ju, tregohuni të kujdesshëm dhe mbajini sytë hapur ose të paktën përpiquni të mos lëndoheni shumë nga humbja. Është një nga ato ditë ku bëhet një hap përpara dhe dy pas.

 

Bricjapi

 

Energjitë tuaja mendore dhe shoqërore janë të sinkronizuara, ndaj do ta keni shumë të thjeshtë të përballeni me të tjerët dhe të komunikoni lirshëm me ta. Në fakt, do të takoheni me dikë që ka munguar për shumë kohë.

 

 Ujori

 

Jeni shumë të dhënë pas komunitetit apo planetit, kjo temë do të jetë frymëzimi juaj i sotëm. Sigurohuni që të jeni të përqendruar me të gjithë vëmendjen te çështjet që janë tepër të rëndësishme.

 

Peshqit

 

Kujdesuni për nevojat tuaja sot, edhe nëse do të duket sikur të tjerët janë të pashpresë, ata do ta gjejnë një mënyrë për t’ia dalë. Ndonjëherë gjëja më e mirë është t’i lini të tjerët të kuptojnë se si të kujdesen për veten.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/