Dashi

Nëse po jetoni një lidhje të fshehtë, bëni kujdes nga thashethemet, sepse ato mund t’ju bëjnë viktima të shpifjes. Ndaj tregohuni të kujdesshëm. Mos e humbi durimin me kolegët dhe shefin.

Demi

Mos u kushtoni rëndësi fjalëve që flasin të tjerët lart e poshtë. Duan vetëm që t’ju tallin. Ecni me kokën lartë. Sot do të ndihmoheni papritur nga dikush. Fat do të keni sidomos në punë.

Binjakët

Perspektiva të mira për të lindurit ditën e diel. Në dashuri mund të keni një sukses të pamenduar. Ndërsa të lindurit e ditës së enjte do të marrin një telefonatë shumë të rëndësishme.

Gaforrja

Jeni të shqetësuar për punën dhe për shumë vendime të tjera: ndiheni viktimë e një komploti. Duhet ta largoni sa më shpejt këtë ide. Nuk mund të rrini pa vepruar. Vërini në përdorim të gjitha energjitë.

Luani

Ditë ideale për takime interesante, ndërsa përfitimet do t’i merrni ditën e diel. Do të krijoni miqësi të reja në rrjetet sociale. Në mbrëmje prindërit do të jenë të pakënaqur me ju.

Virgjëresha

Edhe pse jeni në vështirësi do të ishte mirë që të ndihmonit dikë. Në dashuri duhet të dini të mos tregoheni aq krenar për personin që mendoni të zgjidhni për jetën tuaj. Ai/ajo nuk është ashtu siç ju e mendoni.

Peshorja

Nëse jeni në kërkim të një pune kjo është periudha më e mirë për ta gjetur atë. Kushtojini rëndësi ushqimit tuaj dhe ndiqni një regjim të shëndetshëm dhe të lehtë.

Akrepi

Do të gëzoheni shumë nga takimi me një person të dashur. Ndërkohë me shëndetin duhet të bëni kujdes, pini më shumë ujë. Mos u lodhni dhe mundohuni t’i largoheni vapës. Shmangni gënjeshtrat.

Shigjetari

Vështirësi në dashuri. Marrëdhëniet e gjata dhe të fshehura do të shkojnë drejt zbulimit. Jini shoqëror me miqtë tuaj. Kontaktoni me persona të cilët merren me arsimin dhe shkollën.

Bricjapi

Fillim i mirë i ditës, me ndonjë problem të vogël por pa shumë rëndësi. Gjatë pasdites kini kujdes të mos përqendroheni te gjërat e padobishme dhe jo domethënëse.

Ujori

Ndjenjat e fajit nuk ju bëjnë mirë për shëndetin tuaj psikologjik. A nuk do të ishte më mirë sikur t’i kërkoni falje personave të cilët i keni lënduar. Largohuni prej të këqijve.

Peshqit

Do të keni probleme ekonomike gjatë kësaj periudhe: ndonjë shpenzim i papritur mund të vërë në provë të vështirë financat tuaja. Sot do t’ju përshkojnë emocione shumë të bukura.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/