Dashi

Do të merrni lajme të mira në drejtim të punës. Por gjithsesi duhet të bëni kujdes në çdo drejtim. Do t’ju shfaqet rivalitet në dashuri, sidomos nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

Demi

Do të jeni shumë të ngarkuar me punë. Por mos e lini pas dore shëndetin tuaj: pini shumë ujë dhe bëni ushtrime fizike. E ardhmja juaj pritet të jetë më e mirë, ndaj gëzojuni kësaj gjëje.

 

Binjakët

Mos i vini re thashetheme që thuhen rreth e rrotull, sepse do të humbisni kohë kot duke mos bërë asgjë të dobishme. Përpiquni të punoni sa më shumë për të qenë sa më të qetë me gjërat tuaja.

 

Gaforrja

Më në fund do të arrini të gjeni “çelësin” e zgjidhjes së problemit që ju ka shqetësuar gjithë këto ditë. Por mos harroni t’u shpjegoni miqve tuaj se këmbëngulja është një fitore më vete.

 

Luani

Nëse po jetoni një histori të fshehtë, sot diçka mund t’ju vërë në siklet dhe sekreti mund të dalë në shesh. Ju duhet ta kishit marrë parasysh se gënjeshtra i ka “këmbët” e shkurtra!

 

Virgjëresha

Do të diskutoni me një person i cili i përket shenjës së peshqve. Ruani qetësinë dhe shihni pas “murit”. Do të nisë diçka e re për ju, ndërkohë do të fitoni para të cilat do t’ju gëzojnë pa masë.

 

Peshorja

Sot Jupiteri favorizon miqësi të reja sidomos për të interesuarit në organizatat jofitimprurëse. Mos bëni hapa prapa. Më mirë vazhdoni më tej me arsyet tuaja, të cilat janë të drejta.

 

Akrepi

Do të kaloni orë të këndshme me personin tuaj të dashur, por edhe do të dialogoni. E rëndësishme është që do të kuptoheni. Bëni durim me gjërat që do të përballeni.

 

Shigjetari

Do të jetë një ditë me plot optimizëm sot, ndaj përfitoni sa më shumë, sepse Jupiteri është në anën tuaj. Nëse do të merrni propozime të ndryshme, mos u thoni menjëherë “jo”!

 

Bricjapi

Sot do të ndiheni të keqkuptuar dhe të gjitha përpjekjet tuaja do t’ju duken pa asnjë rezultat. Tregohuni kurajozë dhe bisedoni me qetësi në çdo ambient në të cilin do të ndodheni.

 

Ujori

Një takim shumë fatlum mund të përmirësojë ditën tuaj. Përpiquni të përfitoni. Mos u kushtoni vëmendje parandjenjave negative që do t’ju vijnë nga thellësia e zemrës. Do të kaloni gjithçka!

 

Peshqit

Sjellja e një personi të dashur nuk do të justifikohet përballë bezdisë që do të ndieni për të. Do të bëni një gabim dhe Marsi do të jetë ndikues në këtë gabim. Mos e ekzagjeroni me ndëshkimet!

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/