Dashi
Gjërat po lëvizin shumë shpejt për ju sot dhe ju jeni të gatshëm t’i përballoni të gjitha problemet dhe situatat. Energjia juaj e brendshme është aq e madhe, saqë asgjë nuk mund t’ju ndajë. Jeni të motivuar për të arritur më lart dhe për të kryer sa më mirë detyrat që ju janë ngarkuar.
Demi
Do të kryeni një veprim impulsiv, i cili do të rezultojë se do t’ju ndryshojë jetën për mirë ose për keq. Veprimi sipas impulseve nuk është karakteristikë e juaja, por kjo nuk do të jetë një ditë e zakontë dhe ju nuk do të veproni si zakonisht. Jini të vëmendshëm që të mos gaboni!
Binjakët
Do të takoni tre apo katër persona shumë të rëndësishëm për jetën tuaj sociale. Gjërat do të përmirësohen ndjeshëm dhe do të kuptoni se periudha e mërzisë dhe tersit ka marrë fund. Përpiquni sa më shumë për veten dhe do të filloni të bëni një përshtypje të madhe te të tjerët.
Gaforrja
Nuk është koha për të qëndruar në shtëpi. Filloni të lëvizni dhe ta ndryshoni botën tuaj. Do të keni nevojë për ndihmën e të tjerëve, por kjo nuk do të përbëjë problem. Pranë vetes keni persona që janë më se të gatshëm t’ju ofrojnë ndihmën e tyre. Veproni me zgjuarsi.
Luani
Një projekt në grup do t’ju marrë shumë kohë dhe energji, por gjithashtu do t’ju ndihmojë që të ndryshoni mendjen në lidhje me një çështje të rëndësishme. Jeni të aftë në gjërat që i dini shumë mirë, ndaj mos hezitoni të realizoni planet dhe të kaloni një ditë ideale.
Virgjëresha
Hidhini një sy tjetër çështjes që aq shumë po ju mundon. Ndoshta nuk e keni parë me syrin e duhur, ndaj ju duket se nuk ka rrugëzgjidhje. Një partner ose person i afërt me ju do t’ju ndihmojë të gjeni mënyrën e duhur për të hedhur pas krahëve të gjitha vështirësitë.
Peshorja
Sot duhet të tregoheni shumë të sinqertë dhe të flisni atë që ndjeni. Nuk është aq e vështirë sa duket, përkundrazi do ta keni fare të thjeshtë. Gjendja juaj shpirtërore është në favor të së vërtetës. Inkurajoni veten dhe mos u mendoni më gjatë!
Akrepi
Do të përballeni me një çështje financiare që në një mënyrë apo një tjetër ndikon edhe mbi të tjerët. Ndoshta në familje, ose mbase me kolegët. Energjia juaj do t’ju mjaftojë për të bërë gjithçka sipas mënyrës që duhet. Ruani përqendrimin dhe asgjë nuk do të jetë e pamundur.
Shigjetari
Është një ide e mirë të qëndroni shumë të zënë sot. Keni dëshirë t’i mbaroni të gjitha detyrat përnjëherë dhe kjo nuk do t’ju hapë asnjë telash në lidhje me jetën familjare apo sociale. Miqtë kanë nevojë t’ju kenë sa më të përqendruar në kohën që do të kaloni me ta.
Bricjapi
Dita e sotme është e gjitha rreth shërbimit. Sigurohuni që të shërbeni apo t’ju shërbejnë siç duhet. Tregohuni të kujdesshëm në familje, një situatë e ngatërruar mund t’ju prishë qetësinë e përgjithshme.
Ujori
Natyra juaj unike po jua bën jetën shumë interesante, jo vetëm juve por edhe atyre që keni pranë. Asgjë nuk do t’ju dalë përpara rrugës suaj për të shijuar çdo çast dhe për të parë sa më qartë të vërtetën. Partneri i zemrës do t’ju bëjë një surprizë të këndshme në mbrëmje.
Peshqit
Diçka për të cilën ishit të bindur se ishte e sigurt do të kthehet e gjitha pluhur e hi. Megjithatë njohuritë tuaja nuk do t’ju lënë në baltë. Mund t’ju duket se po përjetoni një çast të hidhur në fillim, por gjithçka do të rregullohet sapo t’i thërrisni arsyes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





