Dashi
Është koha të veproni, pavarësisht se nuk jeni të sigurt për rrugën që duhet ndjekur, mbani parasysh se rëndësi ka të ndiqni instinktin. Edhe nëse bëni gabime, do të keni kohë për t’i rregulluar më vonë.
Demi
Jeni shumë skeptikë këto kohë, por duhet të jeni më mendjehapur dhe të siguroheni që të keni tolerancë ndaj mundësive që paraqiten. Ndonëse mund të mos ju duket normale, disa gjëra janë domethënëse për persona të tjerë.
Binjakët
Nuk ka rëndësi nëse jeta po ju shkon mirë apo keq, e lirë apo e zënë, sot do të ndriçoheni nga një dritë e re. Do të gjeni rehatinë dhe nuk do të shqetësoheni për asgjë. Një bekim i vërtetë për mendjen tuaj të ngarkuar.
Gaforrja
Mos ngurroni të rrezikoni, pasi shumë gjëra vijnë natyrshëm te ju dhe marrin një rezultat të mirë. Ndiqni atë që ju thotë zemra dhe do të dilni faqebardhë. Duhet të punoni më tepër, pasi përtacia është një defekt i juaji.
Luani
Ndiheni si kurrë më parë. Jeni aq të lumtur dhe jo pa arsye. Gjërat po ju shkojnë më së miri dhe asgjë nuk ju mungon. Njerëzit që keni pranë ju duan dhe ju respektojnë. Në çift marrëdhënia ju shkon po ashtu shumë mirë.
Virgjëresha
Keni nevojë të ruani qetësinë dhe të organizoheni sa më mirë. Nuk do të jetë një ditë e zakonshme, ndaj duhet të ndërmerrni masa shtesë që t’ia dilni me sukses ndaj çdo sfide që do ju dalë përpara.
Peshorja
Njerëzit po kërkojnë disa përgjigje prej jush. Do ta ndieni presionin që do ushtrojnë mbi ju, por s’mund të çliroheni prej tij pa dhënë përgjigjet e sakta.
Akrepi
Një problem në karrierë në fakt mund të jetë një mundësi e artë, por vetëm nëse arrini ta shihni sipas një mënyre të veçantë. Energjia që keni brenda vetes është tepër e madhe dhe do të mbështesë plane të mëdha.
Shigjetari
Një bast do t’ju shpërblejë. Nuk e kishit menduar kurrë se do t’ia dilnit, por ja që fati është në anën tuaj. Ruani vetëpërmbajtjen dhe merrni mbi vete përgjegjësitë e duhura.
Bricjapi
Një person i afërt me ju nuk ju ka dhënë mendim mbi një vendim që keni marrë së fundmi. Tani është koha e duhur për t’u drejtuar njerëzve që njihni disa pyetje që duan përgjigje të sinqerta. Merrni iniciativën.
Ujori
Ana juaj artistike do të jetë shumë aktive në ditën e sotme. Gjeni mundësitë e duhura për të shprehur atë pa hasur probleme. Duhet të gjeni të mesmen e artë për të balancuar gjërat që keni pasion dhe ato duhen bërë.
Peshqit
Prioritetet tuaja janë bërë lëmsh. Filloni të mendoni dhe një herë se çfarë dëshironi nga vetja dhe çfarë presin të tjerët prej jush. Mos lini pas dore çështjet e punës. Gjërat do rregullohen nesër.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





