Dashi
Dita e sotme do të jetë tepër e favorshme për të marrë vendime pune. Ndonëse nuk ndiheni shumë në humor për të duruar tekat e të tjerëve do t’ia dilni me sukses të mos krijoni konflikte për gjërat që ju duken të papranueshme. Jini të duruar.
Demi
Diçka brenda jush po jua prish qetësinë e përgjithshme. Bëni një shëtitje të gjatë për të pasur mundësinë të rrini më shumë me veten dhe me miqtë që i vlerësoni vërtet. Mos u dorëzoni ndaj atyre që ju duken të pamundura.
Binjakët
Një konflikt i brendshëm në çift do t’jua bëjë ditën të duket tepër e ngrysur. Gjeni mënyrën për t’u pajtuar nga mbrëmja ose do të kaloni një javë aspak të mirë. Gjithçka do të rregullohet nëse jini më tolerantë.
Gaforrja
Jepini fund mendimeve tuaja të zymta. Çdo gjë do të shkojë më së miri nëse besoni te vetja se mund t’ia dilni. Është koha të bëni një investim që keni kohë që e mendoni. Merrni edhe mendimin e të tjerëve.
Luani
Kolegët tuaj duket se nuk e kuptojnë gjendjen në të cilën jeni. Keni dy rrugë, ose shpjegojani që të ndiheni më të qetë, ose largohuni sa më tepër, por pa rënë në sy. Cilëndo të zgjidhni, mjafton t’ju bëjë të ndiheni mirë.
Virgjëresha
Një sukses i papritur me paratë do t’ju bëjë të mendoni se keni kapur majën. Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë. Tregohuni gjakftohtë dhe mendojini mirë veprimet, sepse mund t’ju kushtojnë shtrenjtë.
Peshorja
Do të hasni një vështirësi që nuk e prisnit. Do të jetë një çështje delikate, ndaj mos u tregoni të nxituar. Familja ka nevojë për një miratim prej jush. Bëni ato që ndjeni në lidhje me marrëdhëniet në çift. Jo çdo gjë që duket e pranueshme është e mirë.
Akrepi
Ditët e ngarkuara do të rregullohen shumë shpejt. Qëllimi që i keni vënë vetes nuk duhet lënë pas dore. Veproni sa më mirë me karrierën tuaj. Kujdes në lidhjen në çift, mund të ndodhë një konflikt prej një çështje të vjetër.
Shigjetari
Lodhja e përgjithshme që ju ka mbërthyer duket sikur nuk do të kalojë kurrë. Një pasdite e kaluar me miqtë do t’ju ndihmojë shumë të ndiheni më në qejf. Mos refuzoni ftesat e ndryshme, nëse nuk doni ta gjeni veten vetëm në shtëpi.
Bricjapi
Një sulm i papritur që do t’ju bëhet sot, do t’ju bëjë të mendoni për personat që keni mbajtur kaq kohë pranë. Mendojini mirë fjalët përpara se t’i thoni, pasi pasojat mund të jenë të mëdha. Kujdes në punë, diçka do të ndodhë.
Ujori
Nëse po mendoni të ndërmerrni një udhëtim të gjatë, dita e sotme nuk jua favorizon. Vërini çështjet përpara, që të ndiheni më mirë me ato që do të lini pas. Një familjar dëshiron t’ju tregojë një sekret. Bëjeni të ndihet rehat.
Peshqit
Jeni njeriu të cilit të gjithë i drejtohen për problemet e tyre. Kjo ju bën të ndiheni mirë nga njëra anë, por nga ana tjetër po jua shkatërron qetësinë. Bëjini të ditur të tjerëve se keni gjërat tuaja personale.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





