Dashi

Po nuk u treguat te matur dhe po u munduar të manipuloni keni për të pasur probleme serioze gjatë gjithë muajit. Nga ana tjetër mos e lini shumë pas dore partnerin sepse do e shkatërroni me dorën tuaj marrëdhënien që keni krijuar. Nëse doni që lidhja t’iu zgjatë duhet të bëni përpjekje, lëshime dhe kompromise. Partnerin vendoseni gjithmonë në plan të parë. Ju beqarët nuk do arrini dot t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen dhe ka rrezik të mbeteni të vetmuar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jenë më të mira. Nuk do ndiheni aspak nervoze, do ushqeheni si duhet dhe nuk do keni më as shqetësime nga dhëmbët. Në planin financiar vetëm duke kursyer nga pak do mund t’ia dilni mbanë. Në punë do filloni projekte akoma më të mëdha dhe të vetëm do arrini suksesin.

Demi

Këtë muaj gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni menduar. Nuk do jeni aspak optimistë dhe nuk do bëni as përpjekjet e duhura për ndryshime. Me partnerin tuaj do keni keqkuptime dhe shpeshherë do debatoni keq me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni në kërkim të personit ideal, por pa ndihmën e miqve nuk do e gjeni dot atë. Bëni durim deri në ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Për shëndetin duhet të kujdeseni akoma më shumë sepse situata do rëndohet javë pas jave. Financat për fat do jene gjithë kohës të mbrojtura. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do i ndreqni ato menjëherë. Në pune do jeni të zotët dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shumë shpejt do ngriheni në detyrë. 

Binjakët

Për fatin tuaj të mirë këtë muaj do ndodhin vetëm gjëra pozitive. Do e gjeni qetësinë dhe harmoninë që e keni ëndërruar përherë. Jeta juaj në çift do jetë perfekte. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do i ndalni për asnjë çast surprizat ndaj njëri-tjetrit. Ju beqarët ka mundësi të rilidhin kontakte me disa miq të vjetër dhe tashme mund t’i shihni me një sy tjetër ata. Java e dyte dhe e tretë do jenë më interesantet. Shëndeti nuk do jetë i keq, por nuk do mundojnë problemet e vogla me alergjitë. Kujdesuni pak me tepër për veten. Financat do i keni nën kujdes gjatë gjithë kohës. Nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurte se çfarë mund të ndodhe më pas. Jeta profesionale do jetë shumë ë trazuar. Përveçse nuk do arrini rezultatet e ëndërruara mundet të keni edhe debate të forta me disa kolegë. 

Gaforrja

Muaj shumë i ngrohtë do jetë ky për ju. Do kaloni javë të qeta e të mbushura me dashuri e emocione. Jeta sentimentale për ju që jeni në një lidhje ka për të qene shumë herë me e mirë sidomos pas datë 14. Mendoni të bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër, për t’u qetësuar dhe për t’u frymëzuar. Ju beqarët mund të takoni personin e ëndrrave ne datën 25 ose 26. Edhe pse do prisni pak gjatë emocionet që do ndieni do ju bëjnë të harroni gjithçka. Shëndeti mund të ketë probleme të vogla sidomos për shkak të kapsllëkut. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë. Do jeni të kujdesshëm dhe do bëni ekonomi. Për punën perspektivat do jenë të mira dhe do hidhni vetëm hapa para. 

Luani

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini sa më shumë. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat. 

Virgjëresha

Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Pas javës së parë do reflektoni pak më shumë, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 15 do lodheni jashtë mase. 

Peshorja

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 10. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat. 

Akrepi

Këtë muaj do e keni fatin në dorën tuaj, por thjesht duhet të përfitoni dhe të bëni më të mirën. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë dhe pse jo të provoni edhe gjëra të reja me partnerin. Java e fundit ka për të qene më emocionuesja. Ju beqarët nuk do jeni aspak ne humor deri në datën 16, me pas mund te keni ndonjë flirt të vogël. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë nervozizmi do ju pushtojë. Konsumoni më shume ushqime që përmbajnë vitamina. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar. Investimet mos i lini kurrsesi për në datat 13 ose 23 sepse do jenë ditë pa fat. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet do ju ndihmojnë dhe mund ta gjeni më idealen pas javës së parë. 

Sjigjetari

Këtë muaj debatet dhe problemet do jene aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Për të dashuruarit do jetë një periudhë e paqëndrueshme. Mund të keni zënka të forta, por njëkohësisht do kaloni edhe momente pasionante. Ditët do jenë të turbullta. Nëse jeni beqarë vetëm pas javës së dyte mund të mendoni për gjëra serioze sepse deri atë kohë do keni veçse joshje dhe mundësi për aventura. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni. Në punë do ju duhet më tepër përkushtim dhe përpjekje për të arritur atje ku keni dashur.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t’iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen.

Ujori

Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 16 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t’i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet.

Peshqit

Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.