Dashi: Kjo gjendje e tendosur, mbushur me irrritim, po vazhdon. Por nuk ka vend për shqetësim sepse Korriku do të sjellë fitore të mëdha. Afërdita ndikon që ju të jeni të shqetësuar për anën tuaj sentimentale, por dashuria nuk do të jetë e largët. Mendoni me kujdes dhe mos i nxitoni gjërat.
Demi: Tashmë keni një Hënë të shkëlqyer, vazhdoni drejt këtij rishikimi ekzistencial që do t’ju çojë vetëm përpara. Shikoni përreth jush, por nuk keni pse të mbani kokën pas në të kaluarën. Nëse dashuria lind në këto ditë, ajo do të përjetohet me kujdes.
Binjakët: Ka disa simptoma të lodhjes. Saturni po krijon probleme dhe ajo që duhet të bëni është të nisni një lloj krasitjeje të gjërave dhe njerëzve me të cilët merreni. Tani duhet të bëni një bilanc dhe në disa gjëra të shmangim situatat konfliktuale. Jupiteri flet për iniciativa fituese dhe lajme që ia vlejnë.
Gaforrja: Një situatë e rëndësishme astrologjike, me një Hënë të re dhe të kënaqshme. Kjo është një fazë me interes të madh dhe ju jeni të ekspozuar drejt një të ardhmeje të favorshme. Mundësi të mira pune.
Luani: Zgjeroni rrethin tuaj të njohjeve. Ata që mund të udhëtojnë duhet të përfitojnë nga kjo. Kërkimi për njerëz të rinj dhe mjedise të pafrekuentuara më parë ndihmon. Këto yje do ju ndihmojnë shumë në korrik.
Virgjëresha: Shpresat janë të mëdha dhe siguria për bërjen e disa gjërave, e lartë. Yjet e fillim qershorit ju shqetësonin, por tani keni fshirë çdo gjë të panevojshme. Ky qiell flet për gjëra të mira: ajo që lind në korrik mund të perfeksionohet në gusht.
Peshorja: Duhet të kapërceni disa shqetësime të vogla fizike. Yjet e kësaj situate aktuale bëjnë të ditur se më e keqja ka kaluar, por polemikat nuk janë fashitur. Nuk duhet të shtyjmë shumë, edhe sepse Jupiteri është në aspekt të shkëlqyer.
Akrepi: Duhet të relaksoheni dhe të përfitoni nga kjo javë e te e korrikut që po troket. Takimet profesionale duhet të ndiqen mirë, pasi ky muaj do të jetë i rëndësishëm për këtë sferë të jetës suaj. Kujdes nga përthithja më debate.
Shigjetari: Një irritim i lehtë mund t’ju krijojë probleme, por është koha për të nënshkruar një pakt dashurie. Angazhohuni: është e rëndësishme të mendoni për të ardhmen me optimizëm dhe mbi të gjitha t’i kushtoni vëmendje llogarive.
Bricjapi: Kundërshtimet planetare do të sjellin nervozizëm, veçanërisht në nivel burokratik dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Në korrik do të ketë më shumë, por çdo sferë e jetës suaj do të preket nga ndikime therëse.
Ujori: duhet të ndiqni instinktet tuaja dhe të shmangni mosmarrëveshjet. Çiftet në vështirësi do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm, madje të kënaqen me ndonjë çmenduri të vogël. Kujdes me paratë dhe disa kontrata të vogla në vazhdim.
Peshqit: Hëna formon një aspekt të shkëlqyer. Kjo është një javë që ju lejon të lidhni një marrëveshje, mos i shtyni ngjarjet apo vendimet. Jupiteri disonant alarmon për vëmendje ndaj çështjeve ligjore.