Dashi

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Demi

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Binjakët

Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Ju beqarët do keni një javë të mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Gaforrja

Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mire duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.

Luani

Këtë javë do mundoheni të vendosni ekuilibrin dhe qetësinë në jetën dhe me pak mundim do ja dilni mbanë. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri është autoritar do e keni paksa më të vështirë, por jo të pamundur. Mos u dorëzoni asnjë çast. Ju beqarët do keni gjithë kohës njohje të reja, por takimi vendimtar do ndodhë ditën e enjte. Duhet t’i bëni sytë katër sepse ai do vijë prej nga nuk e prisni. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjërat që do ju nevojiten më tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur shqetësime së fundmi do ndihen më mirë. Në punë nuk do jeni të motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas të enjtes gjërat do fillojnë të ndryshojnë disi.

Virgjëresha

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Peshorja

Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh. Në planin financiar gjërat do ecin shumë herë më mirë se ditët e fundit. Do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet të përkujdeseni akoma më shumë. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar dhe keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin.

Akrepi

Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë javë. Do jeni më të qarte në mendime ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim më atë që keni në krah dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.

Shigjetari

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur. Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Ata që kane kaluar një infeksion para disa kohesh do pastrohen tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.

Bricjapi

Mërkuri dhe Neptuni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për ta bërë marrëdhënien edhe më të sigurt. Të martën ose të mërkurën mund të merrni edhe një vendim. Nëse jeni ende beqarë nuk do i rezistoni dot sharmit të dikujt që do takoni në një festë të miqve tuaj. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.

Ujori

Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse keni një lidhje dëgjojeni partnerin dhe besojini më tepër nëse doni që marrëdhënia mes jush të përmirësohet. Nëse jeni beqarë do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do e lini veten të josheni nga kushdo. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë se më parë merruni pak me tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me kolegët më intrigantë apo me ata që kanë dashur t’iu rrënojnë.

Peshqit

Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje mos i shtyni shumë gjërat e rëndësishme sepse situata do ju ndërlikohet. Nëse jeni beqarë më mirë shmangini dashuriçkat mes kolegësh sepse mund të lëndoheni pamasë. Më mirë prisni edhe pak kohë sepse gjërat do ju përmirësohen. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.