Dashi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox java që nis të hënën premton të jetë shumë stimuluese. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj të hënën pasdite dhe do të qëndrojë atje deri të mërkurën pasdite. Për më tepër, Marsi juaj do të bëhet sërish aktiv duke filluar nga e marta. Me pak fjalë, ditët e rimëkëmbjes së madhe janë përpara, nga çdo këndvështrim. E pra, duhet të përpiqeni të demonstroni më shumë optimizëm dhe entuziazëm.

Demi:

Java që nis mund t’ju gjejë ende pak të shqetësuar. Duhet të punoni më shumë, për të mos shkarkuar tensionin nervor te partneri/ja, mos e provokoni apo qortoni për gjithçka. E enjtja dhe e premtja janë ditët më të mira. Por telashet duket se vazhdojnë sepse, të martën Marsi, i ndjekur nga afër nga Venusi, do të bëhet disonant.

Binjakët:

Java juaj nuk do të fillojë me këmbë të mbarë. Të hënën në mëngjes, në fakt, Hëna do të jetë ende në opozitë. Nga pasditja e tutje fatmirësisht do të nisë një tranzit i ri më i favorshëm. Për më tepër, të martën Marsi do të jetë sërish në një pozicion të shkëlqyer dhe më pas do t’i bashkohet Venusi të premten e ardhshme: pak nga pak do të mund të rikuperoni gjërat në dashuri. Ju pret një fundjavë shumë intriguese. Për ata që janë single favorizohen takime të reja.

Gaforrja:

Gëzohu! Të martën do të shpëtoni nga pozicionimi kundër i Marsit dhe të premten edhe nga Venusi: lajm i mirë! Pak nga pak rikuperimi juaj i vërtetë do të fillojë dhe do të arrijë kulmin në mars. Kujdes nga nervozizmi, veçanërisht në familje, sepse mund të shkaktohen disa debate mes të martës dhe të mërkurës. Të enjten dhe të premten mund të mbështeteni në një Hënë të bukur.

Luani:

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, java juaj nuk premton asgjë të mirë. Marsi do të hyjë në shenjën e Ujorit të martën, i ndjekur nga Venusi të premten në vijim. Dy planetët do të pozicionohen në kahe të kundërta dhe do të fillojnë t’ju shkaktojnë momente tensioni në dashuri dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Do të duhet të filloni të keni më shumë kujdes. Kujdes edhe me financat tuaja!

Virgjëresha:

Të hënën në mëngjes mund të ndjeni ende një axhitim të thellë të brendshëm i cili do të fillojë të shpërndahet nga pasditja e tutje. Në mbrëmje do të ndiheni shumë më mirë. Përveç fundjavës, kur Hëna do të jetë në disonancë, ju presin ditë plot stimulim dhe sukses profesional. Nëse dëshironi të bëni një kërkesë ose të lidhni një marrëveshje, duhet të synoni të enjten dhe të premten.

Peshorja:

Po dilni nga një periudhë që mund t’ju kishte nxjerrë nokaut. Nga kjo javë do të mund të filloni të rikuperoni, veçanërisht në dashuri, nëse kohët e fundit keni përjetuar një krizë të vogël. Në fakt, të premten, Afërdita do të jetë sërish aktive dhe do të keni mundësi të reja për t’u afruar me gjysmën tjetër. Një fundjavë elektrizuese ju pret. Ndërsa në punë do t’ju duhet të prisni deri në qershor që të mbërrijnë përgjigjet që prisni.

Akrepi:

Do t’ju duhet të punoni shumë për të rikthyer pak qetësi në dashuri dhe marrëdhënie me të tjerët, nëse ditët e fundit jeni ndjerë të parespektuar ose të lënë pas dore. Do të duhet të filloni të keni kujdes të dyfishtë, veçanërisht të enjten dhe të premten, kur Hëna do të jetë në opozitë. Për më tepër, në ditët në vijim, Marsi dhe Venusi do të bëhen të kundërta: rreziku i përplasjeve të reja do të jetë afër.

Shigjetari:

Sipas horoskopit të Paolo Fox java premton të jetë shumë interesante. Ditët më të mira? Të martën dhe të mërkurën kur do të keni një Hënë dhe Mars të mrekullueshëm në anën tuaj, Merkurin dhe Diellin në pozicione të shkëlqyera. Të premten, edhe Afërdita do të jetë sërish aktive dhe do të mund të riktheni ndjenjat në plan të parë. Vetëm të shtunën dhe të dielën mund të ndiheni pak nervozë ose të lodhur.

Bricjapi:

Ju vazhdoni të jeni protagonisti i padiskutueshëm i këtij horoskopi, pavarësisht se disa planetë po “jua bëjnë me dorë” për t’iu drejtuar Ujorit aty pranë. Mundohuni të përfitoni nga prania e Venusit në shenjë deri të premten për t’i lënë vend punëve të zemrës. Yjet mund të rezervojnë rikthimin e një flake të vjetër për disa beqarë… Shumë premtuese duken 48 orë, të enjten dhe të premten.

Ujori:

Kjo javë do t’ju gjejë më energjikë, dinamikë, plot iniciativë dhe me kalimin e ditëve do të fitoni gjithnjë e më shumë forcë dhe dëshirë për t’u përfshirë. Të martën Marsi do të hyjë në shenjën tuaj, të premten do të jetë radha e Venusit. Do ta mbyllni javën me Diellin, Mërkurin, Marsin dhe Venusin në hapësirën tuaj zodiake. E shtoji këtyre edhe një Hënë interesante tek Binjakët: çfarë mund të dëshironi më shumë?

Peshqit:

Horoskopi juaj premton një rikuperim të madh që do të arrijë kulmin në mars. Yjet janë të vlefshëm, por duhet të përpiqeni pak më shumë, sidomos duhet të hiqni dorë nga e kaluara dhe kujtimet e trishta. Mundohuni të shikoni përpara: në javët e ardhshme mund të filloni një projekt të madh, të përfundoni një negociatë të rëndësishme, madje të takoni një dashuri të re, vetëm nëse e dëshironi. Fundjavë me rrezik të lartë nervozizmi.