Dashi

Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë e mërzitshme. Nëse keni një lidhje flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni.

Demi

Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Binjakët

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër ushqimor dhe shmangni kafen dhe çajin. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni rrugën drejt suksesit.

Luani

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni nëse jeni diabetikë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Virgjëresha

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Peshorja

Influenca pozitive e yjeve do sjellë ekuilibrin gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

Akrepi

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Shigjetari

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

Bricjapi

Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën në çift do keni disa keqkuptime. Për t’i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Jeta ka dhe të papritura. Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pasi keni qenë të gëzuar nga sukseset e jetës profesionale mund te kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.

Ujori

Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Peshqit

Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.