Dashi

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Demi

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Binjakët

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Gaforrja

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Luani

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Virgjëresha

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Peshorja

Venusi do bëjë që kjo javë të jetë një prej më të bukurave të jetës suaj. Ju të dashuruarit do keni përmirësime të dukshme në marrëdhënien tuaj dhe gjate gjithë kohës do mbizotërojë buzëqeshja. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë vetëm që te ndryshoni statusin sepse do lëndoheni shumë. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara sepse nëse situata del jashtë kontrollit nuk do arrini dot më ta riktheni pas kohen. Shëndeti herë pas herë mund të ketë disa shqetësime si pasojë e lodhjes dhe ngarkesës në punë. Mundohuni të çlodheni dhe të merreni me ndonjë sport. Në punë pranojini sugjerimet dhe idetë sepse ato do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Akrepi

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua pudrojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe hare. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.

Shigjetari

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t’iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

Bricjapi

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Ujori

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Peshqit

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas herë mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t’ia dalë.