Horoskopi i Dashit – Katër yje për Dashin
Jupiteri është në anën tuaj në dashuri, por kujdes nga diskutimet dhe problemet e vogla në familje. Mund të jeni pak të shqetësuar sidomos në datat 19 dhe 20, ndaj në fillim të javës është mirë të shmangni debatet.
Në punë po vijnë lajme: ji konkret, të dish të guxosh dhe të gjithë do ta dinë se kush je dhe çfarë vlen! Me pak fjalë, nuk mund të kërkoni më mirë se kaq. Për momentin!
Horoskopi i Demit – Pesë yje për Demin.
Yjet janë në anën tuaj: Lëreni veten të dashuroheni, përpiquni të keni një marrëdhënie të mirë pasi keni në krah Venusin pozitiv. Mos u zhysni në marrëdhënie të vështira dhe mos harroni: historitë që lindin tani mund të bëhen vërtet të rëndësishme.
Në punë, periudha është e shkëlqyer: pas kaq shumë vështirësish, më në fund po shihni dritën në fund të tunelit. Dhe një lajm i mirë është aty te cepi!
Horoskopi i Binjakëve – Katër yje për Binjakët.
Në dashuri po përpiqeni të mbyllni një kapitull të keq dhe të jetoni një lidhje të re. Por disa që janë beqarë nuk e kanë pranuar refuzimin dhe kanë frikë të fillojnë një lidhje të re. Gjithsesi, përgjigjet janë gati për të mbërritur dhe ditët ideale janë ato rreth 21 shtatorit.
Në punë, kohë për zgjedhje: megjithatë, shmangni zbavitjen që ju kap duke bërë blerje. Duhet t’i organizoni mirë ditët sepse jeni pak konfuzë!
Horoskopi i Gaforres – Pesë yje për shenjën e Gaforres
Ndjenjat janë teknika juaj e shpëtimit: lëreni veten të rrjedhë pas dashurisë dhe besojini ata që ju rrethojnë, mjaft më me kaq shumë skepticizëm për çdokënd. Projektet e reja të jetës janë emocionuese dhe historitë e tipit part time duket se i shihni si të dobishme. Me pak fjalë, pasioni është rindezur.
Në punë nuk po ndjeni shumë siguri. Është koha që të bëheni sa më “i futshëm” që të bëni më shumë njohje. Fati është në anën tuaj, veçanërisht të hënën dhe të martën!
Horoskopi i Luanit – Pesë yje për Luanin
Jupiteri është në anën tuaj, ju jeni të pasionuar dhe shpërblesat do të vijnë. Nga data 29, në fakt. Ditë kur ndjenjat do të jenë sërish protagoniste: lëreni veten të hidhet pas ndjenjës së te, përpiquni të njihni një person dhe tregojini vetes se ju mundeni.
Në punë, Jupiteri është me ju dhe fitoret janë gati për t’u arritur: ju jeni të guximshëm, të vendosur dhe tani rezultatet do të trokasin në derën tuaj. Me pak fjalë, sakrificat do të shpërblehen!
Horoskopi i Virgjëreshës – Tre yje për shenjën e Virgjëreshës
Në dashuri, njohjet e reja janë të rëndësishme, sidomos tani që Afërdita është në anën tuaj: nëse jeni beqar, “lëshohuni”, keni nevojë të takoni një person të rëndësishëm. Jupiteri së shpejti do të jetë i favorshëm dhe historitë që lindin gjatë kësaj jave, janë premtuese.
Në punë, Marsi po i jep fund tranzitit armiqësor: por ju jeni pak i shqetësuar, marrëdhëniet e fundit nuk po funksionojnë. Ka shqetësime që ndjehen afër, por së shpejti gjithçka do të zgjidhet!
Horoskopi i Peshores – Katër yje për shenjën e Peshores
Afërdita nga data 29 shtator do të jetë në në avantazh dhe dashuria do të trokasë në anën tuaj. Një miqësi mund të shndërrohet në diçka të rëndësishme: lëre veten të shtendoset, dëgjo zemrën. Dhe kështu do të jeni në gjendje të buzëqeshni përsëri, pas një kohe të vështirë.
Në punë nuk mungojnë projektet, por duhet të përpiqeni t’i kapërceni ca vështirësi. Do t’ia dalësh!
Horoskopi i Akrepit – Katër yje për shenjën e Akrepit
Në dashuri, përpiquni të përfshiheni, të lini veten të hidheni në ndjenjat që për ju janë tërheqëse. Favorizohen takime të reja, por përpiquni të mos breheni nga dyshimet. Ndaj tregohuni të kujdesshëm, veçanërisht nëse duhet t’i besoni dikujt.
Në punë më në fund do të mund të çliroheni nga ankthet: keni shumë projekte dhe ide në mendje, së shpejti do të kaloni te faktet. Dhe do të jetë një sukses!
Horoskopi i Shigjetarit – Tre yje për shenjën e Shigjetarit
Afërdita është kundërshtare në dashuri, por ende për pak kohë dhe pas stuhisë dielli do të dalë përsëri. Marrëdhënia me një person të lindur në shenjën e Luanit është e mirë: do të mund të përjetoni emocione të veçanta. Yjësia është premtuese, është plot pasion.
Në punë, Jupiteri është në anën tuaj, por Marsi jo dhe kjo mund të krijojë tensione. E premte 23 është një ditë që duhet të përpiqeni t’i mbani problemet larg!
Horoskopi i Bricjapit – Pesë yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit
Yjet janë në anën tuaj, duhet ta lini veten të dashuroheni dhe të takoni njerëz të rinj. Megjithatë, ju i urreni ata që ju presin krahët dhe e ndalin lirinë tuaj.
Në punë idetë janë të qarta dhe po i miratojnë. Jeni konsistentë, të vendosur dhe sigurisht nuk dini si ta ndryshoni fytyrën në varësi të situatës. Një pikë në favorin tuaj!
Parashikimet për Ujorin – Tre yje për Ujorin
Në dashuri lëreni veten të hidhet pas ndjenjave, pasioni është rindezur. Ju duhet një person me të cilin të bisedoni, të ndjeni se jeni vetvetja, pa paragjykime.
Në punë ndjeheni pak të lodhur: ndonjëherë mendoni se nuk ia dilni dot ju kalon, por duhet të qëndroni të qetë. Do të shihni që me qetësi do të jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka dhe të kapërceni çdo pengesë!
Horoskopi i Peshqve – Tre yje për të lindurit në shenjën e Peshqve
Një lajm i mirë vjen sepse kjo është java e fundit e Venusit në dizavantazh, ndërsa Marsi do të vazhdojë një tranzit të trazuar. Takimet e reja në dashuri nuk ju kënaqin shumë, kujdes nga një ish dhe rikthimi i tij.
Në punë nuk keni arritur të fitoni stabilitetin tuaj: përpiquni të arsyetoni, të qëndroni të qetë dhe të mos e humbni durimin!