Dashi

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Demi

Fati dhe arritjet do jenë pjesë e kësaj jave. Do i hapni edhe më shumë dyert për bashkëpunim me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë me partnerin dhe do e kuptoni se e keni pasur gabim për ato që keni menduar. Nuk do mendoni më për ndarje. Ju beqarët do ndiheni më mire këtë javë. Do realizoni takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndieni më vetminë. Në planin financiar situata do lërë për të dëshiruar dhe kjo për shkak të pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jetë periudhë e mirë. Do keni imunitet dhe rezistencë të mirë fizike e morale. Në punë yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas të mërkurës mund të fitoni edhe një pozicion të ri me më tepër të ardhura se më parë.

Binjakët

Mënyra sesi do shpreheni dhe gjestet që do bëni mund të sjellin probleme këtë javë. Jeta në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bërë ditën e martë dhe të mërkurë sepse partneri do jetë me nerva dhe mund të këmbëngulë për disa gjëra. Më mirë hapni rruge. Nëse jeni beqarë nuk duhet t’i jepni fjalën dikujt apo të bëni premtime, por duhet të njiheni sa më mirë me ta para se të hidhni hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë përkujdes dhe maturi që të mundeni edhe pse në fakt do merrni para nga të afërmit. Për shëndet të mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta. Do e shihni që do ndiheni sikur keni rilindur. Në punë do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falë vendosmërisë dhe këmbënguljes.

Gaforrja

Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë. Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.

Luani

Gjatë kësaj jave do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund të ndiheni herë pas here në presion të madh. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e privilegjuar. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft entuziastë sepse më në fund do arrini ta bëni për vete personin për të cilin keni ëndërruar gjithë këto kohë. Në planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për të hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine që mund të ndieni për pak momente. Në punë do ndryshoni tërësisht profil, por do keni më tepër arritje.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ndiheni më në ankth si më patë. Ju të dashuruarit duhet të përkujdeseni më tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. Përgatisni surpriza për të dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do keni plot takime premtuese, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa. Shfrytëzojeni këtë periudhe për t’u njohur më mirë e më pas hidhni hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime të jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas të martës. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do hidhen hapa shumë të rëndësishme. Nëse keni qenë në pritje të një lajmi të madh çdo gjë do ju realizohet. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

Akrepi

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Shigjetari

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.

Bricjapi

Nëse nuk doni që gjërat t’iu ecin keq gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të qetësoheni. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me të cilin ndani jetën mund të ndryshojë dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t’i zgjidhni problemet. Ju beqarët do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do iu shoqërojë në çdo moment. Ka mundësi që nga mesi i javës të bini kokë e këmbë në dashuri me disa persona dhe mund të ndërmerrni hapa të mëdha. Financat do jenë të begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi të përmirësohet shumë dhe do ndiheni energjikë. Në punë do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak.

Ujori

Hëna do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj jave për t’u përqendruar më tepër dhe për të mbjellë farat e arritjeve të mëdha. Falë Venusit, për ju të dashuruarit ka mundësi që jeta të ecë më së miri. Do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do përjetoni të dy emocione të këndshme. Ju beqarët gjithashtu do mbështeteni nga yjet dhe do afroheni më tepër me personin që keni rënë kokë e këmbë në dashuri. Financat në përgjithësi do jenë të stabilizuara megjithatë nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar shuma marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Një kurë me vitamina dhe një gjumë më i mirë do ju rikthejnë shpejt në formë. Në punë do bëni më shumë përpjekje se më parë dhe situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Peshqit

Hëna do ju detyrojë këtë javë të qëndroni statikë dhe t’i bëni gjërat si zakonisht. Në bazë të sjelljes do vijnë edhe rezultatet. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni ditë rutinë. Shpesh herë kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t’iu lëndojnë. Ju beqarët do keni një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të bërë ndryshime. Financat ka mundësi të mos i menaxhoni si duhet dhe në fundjavë do ju dalin vështirësi. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë disa shqetësime të vogla. Kujdesuni pak më tepër për të. Në punë do ju duhet më shumë durim, këmbëngulje dhe largpamësi për të arritur majat.