DASHI

Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse jeni në çift ka rrezik të keni probleme dhe debate të forta me partnerin tuaj për shkak të një keqmenaxhimi të financave të përbashkëta. Ju beqarët do dini si të veproni në çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do fillojë t’iu rrahë edhe më fort. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme te trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.

DEMI

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha. Falë ndihmës së madhe të Venusit çdo problem që keni pasur me partnerin do zgjidhet dhe më në fund buzëqeshja do rikthehet. Ju beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet ende të presin. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në pune do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t’ia dalë mbanë.

BINJAKET

Dielli dhe Plutoni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Ju që keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme që ta përmirësoni jetën tuaj në çift. Shpesh mund të bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Ju beqarët do keni takime fantastike me disa persona të cilët do iu bëjnë ta dashuroni edhe më shumë jetën. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me koleget më intrigantë apo me ata qe kane dashur t’iu rrënojnë.

GAFORRJA

Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.

LUANI

Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më shume për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

VIRGJERESHA

Vizioni i gjerë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.

PESHORJA

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni çdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.

AKREPI

Javë e mbushur me energji pozitive për të gjithë. Jeta juaj në çift do stabilizohet goxha. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak ditësh. Ka mundësi që një mik t’iu ndihmoje për të gjetur personin e duhur. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më parë me mjekun. Në punë do përballeni me probleme dhe do jeni gjithë kohës të stresuar.

SHIGJETARI

Dita e mërkurë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

BRICJAPI

Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe ata që kane pasur shqetësime nga stomaku do ndihen më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.

UJORI

Sido që t’iu vijnë punët gjatë kësaj jave, mundohuni t’iu tregoni të gjithëve se jeni të pamposhtur. Tensioni do e pushtojë këtë jave jetën tuaj në çift. Do kaloni një krizë të vështirë kështu që bëhuni gati. Mundohuni të toleroni pak më tepër nëse doni të vazhdoni të qëndroni bashkë. Ju beqarët do vini mbi gjithçka çështjet e zemrës. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Përfitoni nga ato. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur sepse një gabim i vogël do ua tronditë buxhetin. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Ata që kanë probleme me tensionin duhet të bëjnë një kontroll tek mjeku. Në punë do jeni plot energji dhe më në fund do filloni të realizoni projektet që kishit menduar.

PESHQIT

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.