Dashi
Dëshironi shumë që t’ju njihen meritat në punë, por nga ana tjetër një zë i brendshëm ju shtyn të ngadalësoni e të reflektoni. Nxitimi nuk është gjithmonë aleati juaj, edhe një ndalesë mund të ketë vlerë strategjike. Besojini intuitës suaj dhe mos veproni me impuls. Jini të organizuar dhe mos i shpërdoroni energjitë më kot.
Demi
Keni shumë besim tek aftësitë tuaja. Asgjë nuk ju largon nga objektivat që i keni vënë vetes dhe ritmi juaj i ngadaltë, por i sigurt, ju çon drejt arritjeve që dikur dukeshin të largëta. Çdo zgjedhje juaja tregon një pjekuri që befason edhe ata që ju njohin prej kohësh. Jini të hapur ndaj ideve të reja dhe gjeni mënyra më të mençura për të menaxhuar emocionet.Dëshironi shumë që t’ju njihen meritat në punë, por nga ana tjetër një zë i brendshëm ju shtyn të ngadalësoni e të reflektoni. Nxitimi nuk është gjithmonë aleati juaj, edhe një ndalesë mund të ketë vlerë strategjike. Besojini intuitës suaj dhe mos veproni me impuls. Jini të organizuar dhe mos i shpërdoroni energjitë më kot.
Demi
Keni shumë besim tek aftësitë tuaja. Asgjë nuk ju largon nga objektivat që i keni vënë vetes dhe ritmi juaj i ngadaltë, por i sigurt, ju çon drejt arritjeve që dikur dukeshin të largëta. Çdo zgjedhje juaja tregon një pjekuri që befason edhe ata që ju njohin prej kohësh. Jini të hapur ndaj ideve të reja dhe gjeni mënyra më të mençura për të menaxhuar emocionet.
Binjakët
Ndjeni dëshirën të lëvizni, të eksploroni dhe të ndryshoni perspektivë. Më në fund do të mund ta përballoni javën me buzëqeshje dhe do të lini pas gjërat që ju kanë rënduar. Mendja juaj e mprehtë do t’u japë zgjidhje situatave të mbetura pezull prej kohësh. Ndërveprimet me të tjerët janë të gjalla, plot shkëmbime që ushqejnë kureshtjen tuaj. Ndiheni më të sigurt në hapat tuaj dhe kjo sjell një valë të re entuziazmi.
Gaforrja
Kjo do të jetë një javë e luhatshme për ju. Jeni më të ndjeshëm se zakonisht, por edhe më intuitivë, sidomos në marrëdhëniet me njerëzit e afërt. Qielli ju fton të vëzhgoni pa gjykuar dhe me gjakftohtësi. Jeni në gjendje të kuptoni se ekuilibri i vërtetë nuk gjendet te mbajtja e lidhjeve me çdo kusht, por tek aftësia për t’i lënë të tjerët të lirë të gjejnë rrugët e vet.
Luani
Ndiheni sikur drita juaj është zbehur nga një re kalimtare. Nuk është një periudhë negative, por një periudhë që kërkon të bëni një analizë të thellë të gjendjes suaj aktuale. Duhet të kuptoni cilat pritshmëri i impononi vetes dhe për cilat ndikoheni prej të tjerëve. Pa dyshim që keni forcën e duhur për t’i përballuar problemet, por duhet të tregoheni të sinqertë me veten.
Virgjëresha
Më në fund do të arrini të fokusoheni tek ajo që ka vërtet rëndësi për ju, duke lënë pas zakone, mendime dhe dinamika që ju rëndonin. Çdo veprim është i saktë, i menduar, i qëllimshëm. Edhe marrëdhëniet personale e profesionale përfitojnë nga kjo qasje, jeni më empatikë, më pak të ngurtë, më të gatshëm të kuptoni këndvështrime të ndryshme. Qielli ju fton të reflektoni, në mënyrë që të gjeni zgjidhjet e duhura për ju.
Peshorja
Do të përjetoni një ekuilibër më të qëndrueshëm se javët e kaluara. Do të mund të balanconi emocionet dhe arsyen, duke shmangur luhatjet që shpesh ju hutonin. Gjithçka do t’ju vijë natyrshëm, pa sforcuar asgjë. Marrëdhëniet do të bëhen më elastike dhe do të jeni në gjendje t’i dëgjoni të tjerët pa i paragjykuar. Lërini dorë të lirë fantazisë suaj, pasi aty mund të frymëzoheni për gjetjen e zgjidhjeve të dobishme.
Akrepi
Do t’i shikoni gjërat këtë javë nën objektivin e një lenteje zmadhuese, por jo gjithmonë do të arrini ta shndërroni këtë intensitet në veprime të qarta. Keni përshtypjen se jeni në prag të një transformimi, por ende nuk dini ç’drejtim do të marrë. Kjo gjendje pezuli mund të krijojë acarim ose padurim. Qielli ju kërkon të mos reagoni me nxitim, por të prisni, ajo që sot duket e turbullt do të bëhet e qartë më vonë.
Shigjetari
Do të ndieni një ndryshim të brendshëm, por që nuk është ende gati të shfaqet plotësisht. Jeni në kërkim të një pike të qëndrueshme nga ku mund t’ia nisni nga e para. Në një moment kthjelltësie do të kuptoni se jeni në fund të një rruge që kërkon kthesë. Marrëdhëniet me të tjerët janë të sinqerta, por herë pas here ndieni nevojën të tërhiqeni në vetminë tuaj për të reflektuar.
Bricjapi
Forca juaj e brendshme do t’ju shoqërojë në çdo zgjedhje që do të bëni këtë javë. Intuita dhe arsyeja do të jenë në ekuilibër të rrallë. Këto ditë keni aftësinë të shndërroni atë që ishte e paqëndrueshme në diçka të qëndrueshme, duke përballuar me qetësi çdo sfidë. Përgjegjësitë, që shpesh ju rëndojnë, tani shndërrohen në një mënyrë për t’i treguar vetes sa të fortë mund të mbeteni edhe kur të tjerët lëkunden. Gjeni kohë për t’u çlodhur, në mënyrë që të ripërtërini forcat.
Ujori
Do të përjetoni një erë të re ndryshimi. Forca juaj krijuese do t’ju ndihmojë në hapjen e dyerve të reja. Mendja juaj vrapon shpejt, por këtë herë ruan një drejtim të qartë. I afroheni skenarëve të rinj me një qetësi të papritur dhe ky qëndrim bëhet arma juaj sekrete. Edhe emocionet, shpesh të lëna në plan të dytë, bëhen më konkrete, duke ju lejuar të krijoni lidhje më të vërteta.
Peshqit
Përballeni me një javë të ndërlikuar, të mbushur me emocione dhe me mendime të ngatërruara. Ndiheni të lëndueshëm, por kjo brishtësi mund t’ju ndihmojë për të kuptuar zanafillën e problemeve tuaja. Yjet ju ftojnë të përqendroheni në gjërat e rëndësishme dhe të mos i shpërdoroni më kot energjitë me gjëra të panevojshme. Nuk është e thënë që gjithçka të zgjidhet menjëherë. Ndonjëherë gjërat bëhen më të qarta pikërisht kur ndaloni së kërkuari me ngulm.





