Dashi: Sipas horoskopit të Brankos java do të nisë mirë. Të hënën, në fakt, do të ndjeni entuziazmin për të bërë gjëra dhe për të vendosur synime ambicioze. Do të bënit mirë të shikonit me kujdes të mërkurën se çfarë luhet pas shpinës tuaj. Kujdes nga njerëzit që nuk janë shumë transparentë. Të shtunën do të ndjeni se do të shpërthejë një pasion i madh dhe i papritur.
Demi: Hëna në kah të kundërt të hënën mund të zgjojë nervozizëm të thellë. Bëni kujdes. Të martën ambicia do t’ju stimulojë të rifilloni garën tuaj për sukses. Të shtunën yjet do t’ju inkurajojnë të kujdeseni më mirë për gjendjen tuaj fizike.
Binjakët: Mundësia për të bërë një udhëtim jashtë vendit mund të lindë të hënën. Të mërkurën do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje konkurrentëve të mundshëm në punë. Të shtunën, mund të gjeni aleatë që do të jenë tepër të dobishëm dhe të besueshëm.
Gaforrja: Të hënën do të ndjeni se keni një mirëkuptim të thellë me partnerin/en dhe me njerëzit e afërt. E mërkura do t’i kushtohet dashurisë dhe takimeve të reja. E diela pritet të jetë e dobishme për vendosjen e kontakteve të reja, vlejnë sidomos për disa që merren me marrëdhënie me publikun.
Luani: Siç e parashikon horoskopi i Brankos, java do të nisë jo fort mbarë. Të hënën do të duhet të përballeni me efektet e një Hëne në kah të kundërt. Kujdesuni për gjendjen tuaj fizike. Më mirë të mos shqetësoheni shumë. Të mërkurën yjet do ju ftojnë të veproni me qetësi dhe mençuri. Të shtunën mund të mbështeteni në një Hënë të butë nëse doni të riktheni ndjenjat në plan të parë.
Virgjëresha: Të hënën dikush mund t’ju thërrasë për një intervistë pune. Do të ketë një shans të mirë për sukses. Të mërkurën, Hëna në kah të kundërt mund të shkaktojë disa sëmundje të vogla fizike, si dhimbje barku. Të dielën yjet do t’ju inkurajojnë të pyesni, propozoni ose diskutoni, por bëjeni brenda orëve në vijim të kësaj dite dhe mos prisni korrikun.
Peshorja: Të martën yjet do ju inkurajojnë të mendoni më shumë për dashurinë. Mos i lini pas dore ndjenjat! Të mërkurën do të jeni të zënë për të kryer të gjitha punët që keni në radhë. Të shtunën, Hëna në opozitë do t’ju detyrojë të ngadalësoni dhe t’i jepni vetes një pushim rigjenerues.
Akrepi: Të hënën Hëna në shesh do t’ju detyrojë të ndaloni dhe të kujdeseni më mirë për formën tuaj fizike. Të mërkurën mund të hasni në një person të veçantë… E diela ka të bëjë me produktivitetin. Mos e shpërdoroni duke ndenjur kot.
Shigjetari: Sipas horoskopit të Brankos java juaj do të nisë shumë mirë. Një lajm i mirë i papritur mund të vijë të hënën ose do të jeni në gjendje të mbyllni një marrëveshje të mirë. Dikush mund të bëjë një udhëtim të shkurtër të martën. Të shtunën Hëna tek Dashi do t’i hapë rrugë ndjenjave.
Bricjapi: Të hënën yjet do t’ju ftojnë të vazhdoni punën ose biznesin tuaj me guxim dhe vendosmëri. Të martën yjet do të favorizojnë veçanërisht tregtimin. E diela pritet të jetë ideale për ta kaluar me të dashurin/ën tuaj. Pse nuk organizoni një darkë me qirinj?
Ujori: Të martën planetët do ju inkurajojnë të jepni më të mirën në punë. Rezultatet do të vijnë! Të mërkurën pritet ta keni një ditë ku duhet të merreni me çështjet bankare dhe financiare. Të dielën mund ta trajtoni veten me një relaksim të merituar.
Peshqit: Të hënën do të keni intuitë të mirë: mos i nënvlerësoni nuhatjet që keni, sepse mund t’ju çojnë larg. Të martën do ta gjeni veten më të mençur dhe më të vetëdijshëm se më parë. Të shtunën dikush do të merret me një shitje pasurie të paluajtshme.