Dashi
Pesë yje për Dashin. Lajm i mirë për dashurinë sepse historitë që lindin tani janë vërtet të rëndësishme dhe madje edhe beqarët mund të kënaqen duke u hedhur pas pasionit. Afërdita është në anën tuaj, kështu që do të mund të gjeni qetësi. Po ashtu ka mirëkuptim me të lindurit e shenjës së Luanit. Në punë, përpiquni të hapeni ndaj mundësive të reja, mos u izoloni: yjet ju shpërblejnë veçanërisht në fundjavë që është dhe fillimi i korrikut. Pra, ditët e së shtunës dhe të dielës janë të shkëlqyera!
Demi
Katër yje për Demin. Në dashuri ka ardhur koha për të fashitur gjërat, ndaj duhet të qëndroni të qetë sepse nuk mund të vini gjithmonë në dyshim gjithçka. Qielli në fund të muajit premton gjëra të mëdha, rreth datës 29 ndoshta mund ta lini veten të shkojë drejt emocioneve të reja, veçanërisht nëse kërkoni një lidhje të rëndësishme. Në punë, kujdes se keni probleme me paratë: tani duhet të mbroni ato që keni dhe më tej, pa frikë sepse mundësitë do të vijnë në muajt në vijim!
Binjakët
Pesë yje për Binjakët. Në dashuri, tani duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme dhe kjo javë është vendimtare, veçanërisht pasi Venusi është në anën tuaj. Mundohuni ta lini veten të jeni të çlirët, për të pasur një aventurë të mirë: tani është moment i mirë për takimet. Në punë, disa lajme të mira po vijnë: duhet të përpiqeni të bëni gjëra të reja apo edhe të rishikoni idetë që keni nga e kaluara! Gjithçka, si gjithmonë, është në duart tuaja dhe varet nga ju. Dhe nga vullneti juaj!
Gaforrja
Tre yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri, periudha që kaluat nuk ishte e lehtë dhe ju është dashur të përballeni me shumë vështirësi. Tani, për këtë arsye, keni frikë të bëni të njëjtat gabime, por pyesni pak veten, mps ndoshta po çoni dëm kohën tuaj? Ndaj mjaft me këtë melankoli! Në punë, në fund të muajit do të vijë një intuitë e bukur: Marsi dhe Jupiteri janë disonantë, ndaj është më mirë t’i kushtoni vëmendje sidomos nga pikëpamja ekonomike. Mos përdorni armën e nxitimit, ajo nuk ju shërben këtë radhë!
Luani
Katër yje për Luanin. Lajm i mirë për dashurinë sepse Venusi, Jupiteri dhe Marsi janë në anën tuaj dhe tani jeni shumë më simpatikë se kurrë më parë. Ju ka hipur një dëshirë që të arratiseni, veçanërisht nëse keni qenë vetëm për një kohë të gjatë. Epo ditët e së shtunës dhe të dielës, o burraaa, sepse edhe Hëna do të jetë me ju. Në punë nuk ju mungojnë idetë dhe së fundmi ka nisur një projekt për të cilin u interesuat shumë: çdo problem, tashmë, mund të kapërcehet me qetësi!
Virgjëresha
Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri po luftoni edhe me veten, ju është dashur të përballeni me një krizë në të kaluarën dhe tani pothuajse keni frikë të ktheheni në lojë. Historitë që dalin tani janë të shkëputura, por mbani mend se koha ikën dhe nuk vjen më! Në punë do të keni mundësi të mbyllni pakte dhe aleanca, por përpiquni t’i sqaroni dhe planifikoni mirë gjërat, pa u nxituar!
Peshorja
Tre yje për shenjën e Peshores. Në dashuri është më mirë të shmangni tensionet sepse në horizont ka pak axhitim. E thënë troç, gjeni fjalët e duhura dhe mos merrni për kot që të futeni në sherrnajë që nuk e doni. Afërdita është në anën tuaj, por ju duhet të qartësoni zemrën tuaj, ndaj në bazë të asaj që ndjeni, duhet të veproni. Marrëdhëniet me të lindurit e shenjës së Ujorit dhe Binjakëve janë të mira dhe intriguese. Në punë, përpiquni ta shikoni të ardhmen me optimizëm dhe qetësi. Nëse përkthyes të pavarur kanë një ide, ata duhet të përparojnë në projekte: kjo është koha e përsosur!
Akrepi
Katër yje për shenjën e Akrepit. Në sferën e ndjenjave, qielli premton gjëra të mëdha, por dashuria do të jetë edhe më e mirë nga gjysma e dytë e korrikut kur Venusi të kthehet në krahun tuaj. Takimet janë të mundshme (dhe të veçanta): përpiquni të afroheni më shumë me ata që doni, për t’u hapur zemrën tuaj. Vetëm kujdes të shtunën, është një ditë që nuk do të keni shumë durim!
Shigjetari
Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Qielli në dashuri është paksa i çuditshëm sepse Venusi është përballë. Jeni goxha të kujdesshëm, por nëse një histori nuk funksionon, ndoshta duhet të flisni qartë. Duhet ta bëni sa më shpejt që të jetë e mundur dhe bëjeni këtë duke dëgjuar zemrën tuaj. Në punë keni shumë projekte, por ndoshta duhet të planifikoni gjithçka përpara se të filloni. Do të ndjeheni pak të lodhur, sidomos në fundjavë!
Bricjapi
Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri jeni – është pak të thuash me këmbë në tokë – por këtë radhë duket se e keni gabim. Duhet ta lësh veten të shkojë pas “erës”, ta bësh të qartë këtë dhe të lejosh të tjerët të hyjnë në botën tënde. Kujdes ditët e së mërkurës dhe të enjtes sepse do të ketë shqetësime. Në punë dini të bëni durim dhe në këtë periudhë do të duhet të qetësoheni. Nuk ndiheni plotësisht të kënaqur, ndoshta do t’ju duhet të filloni nga e para!
Ujorin
Pesë yje për Ujorin. Epo ky fillimi i javës në dashuri duket fantastik: takimet do jenë intriguese, por duhet ta lini veten të mos frenohet kur bëhet fjalë për pasionin, e po ashtu dhe tek emocionet. Në punë keni shumë kreativitet dhe bëni mirë të ndiqni instinktin: dëshironi të fitoni, të keni sukses. Prandaj, kënaqësitë do të vijnë, edhe atëherë kur nuk e prisni!
Peshqit
Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Në dashuri jeni paksa dyshues, as vetë nuk e kuptoni pse. Keni nevojë për kohë, por prisni: e mërkura dhe e enjtja premtojnë gjëra të mëdha: përpiquni ta lini veten të hidhet pas të resë. Në punë jeni pak nervozë, por java do të mbyllet mirë, me lajme të mira sidomos mes të enjtes dhe të premtes. Avantazhet po shfaqen gjithnjë e më shumë në horizont!