Dashi: Sipas horoskopit të Brankos java do të nisë me mbarësi. Të hënën do të keni mundësi të zgjidhni të gjitha çështjet e pazgjidhura para pushimeve. Të mërkurën,  nëse ju pëlqen dikush, do bëni mirë të dilni dhe të flisni për ndjenjat tuaja. Tensionet në familje mund të lindin të premten.

Demi: Të martën do të merreni me çështje parash, që lidhen me bankën. Të mërkurën do të duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në dashuri, përpiquni të mbani nën kontroll natyrën tuaj posesive. Të dielën mund ta keni një ditë me rrezik të lartë nervozizmi.

Binjakët: Të martën yjet do t’ju ftojnë të përmbani nervozizmin dhe të masni fjalët që shqiptoni. Të mërkurën mund të lindin disa probleme të vogla në familje, lidhur me shtëpinë. Do të nevojitet kujdes. E diela shihet si ditë kushtuar qetësisë, butësisë dhe argëtimit.

Gaforrja: Të hënën mund të keni një takim të dobishëm për të ardhmen tuaj. Ditën e mërkurë dikush do të pësojë një rënie të lehtë fizike, pak lodhje. do të ishte me vend që çdo takim serioz të shtyhej për ditët në vijim. Mund të merrni disa benefite shtesë të dielën.

Luani: Siç e parashikon horoskopi i Brankos, java do të nisë në këmbë të gabuar. Të hënën, në fakt, Hëna në disonancë mund të shkaktojë një shqetësim të vogël fizik, pak lodhje. Të mërkurën yjet do ju ftojnë të guxoni më shumë, pa frikën e dështimit. Të shtunën në emër të dashurisë.

Virgjëresha: Hëna disonante të martën mund t’ju bëjë veçanërisht nervozë ose të hutuar. Ju do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Të enjten yjet do të favorizojnë jetën në marrëdhënie. lindja e miqësive të reja. E diela do t’ju ftojë të reflektoni për të ardhmen tuaj.

Peshorja: Të martën yjet do ju ftojnë të ngadalësoni ritmin dhe t’i jepni vetes një pushim të merituar nga angazhimet praktike. Një mundësi e re pune mund të vijë të mërkurën për t’u shfrytëzuar. E diela pritet të jetë një ditë plot takime interesante dhe njohje të reja.

Akrepi: E hëna me rrezik të lartë përplasjesh: kujdes nga polemika të panevojshme. Të mërkurën yjet mund të rezervojnë një takim fatal që do të lërë gjurmë. Hëna e re në Luan të dielën mund të sjellë pak stres. Kujdes.

Shigjetari: Sipas horoskopit të Brankos java juaj do të nisë paksa e përmbajtur. Të hënën, në fakt, Marsi përballë mund të shkaktojë disa momente të vogla lodhjeje ose tensioni. Bej kujdes. Të mërkurën mund ta gjeni veten duke debatuar me dikë. Të dielën, prisni pak fat, diçka të bukur dhe të papritur.

Bricjapi: Yjet mund t’ju sjellin lajme të mira të martën. Të mërkurën, ata që kanë punuar për një marrëveshje apo kanë bërë negociata të rëndësishme mund të gjejnë veten me një kontratë për të nënshkruar në duart e tyre. E diela shihet si ditë në emër të ndjenjave, të dashurisë së mundshme me shikim të parë.

Ujori: Të hënën përballja e Hënës dhe Venusit mund të shkaktojnë disa momente shqetësimi në dashuri ose në familje. Të mërkurën yjet mund t’ju bëjnë të përjetoni një tërheqje sa intensive aq edhe të papritur. Të dielën do të ketë një Hënë të kundërt: kujdes nga stresi dhe zemërimi!

Peshqit: Të martën Hëna në kuadraturë mund të shkaktojë pak telashe në shtëpi. Të enjten do të ketë një hënë në Gaforre për të pasuruar jetën tuaj në marrëdhënie me butësi dhe romancë. Të dielën yjet mund të ofrojnë një mundësi të re pune.